Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe lideri i opozitës Friedrich Merz u përballën me njëri-tjetrin në debatin e fundit përpara zgjedhjeve të së dielës.

Ndër çështjet të cilat ata u ndalën ishin emigracioni, ekonomia dhe siguria.

“Ne duhet të zgjidhim dy probleme madhore në këtë vend në katër vitet e ardhshme. Kjo ka të bëjë me emigracionin dhe ekonominë”.

Merz gjatë debatit u shpreh se Gjermania është i vetmi vend në BE që pranon emigrantë nga Afganistani.

Nga ana tjetër, Scholz deklaroi se qeveria e tij ka gati legjislacionin për të lejuar autoritetet gjermane të identifikojnë  personat e dyshimtë dhe të veprojnë përpara se të kryhen krimet.

“Nëse kryhen krime, autorët duhet të përballen me dënime më të ashpra përfshirë ata që nuk janë shtetas gjermanë. Ne do t’i kthejmë në vendin e tyre të origjinës, do të veprojmë me të gjitha mënyrat dhe do t’i heqim të gjitha  pengesat për ta bërë të mundur këtë”.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë nuk ishte  e përfaqësuar në duelin kokë më kokë, por për të u diskutua.

“Ju refuzoni ta thoni, pse nuk thoni nuk do të pranoj votat e AfD-së nëse do të bëhem kancelar”, tha Scholz.

Edhe një herë, ne nuk do të bashkëpunojmë me ta”, u kundërpërgjigj Merz.

Për sa i përket ekonomisë, Scholz premton të krijojë një bonus “Made in Germany” për të nxitur kompanitë të investojnë në industrinë gjermane dhe në veçanti në infrastrukturë.

Ata ranë dakord për reformat e nevojshme të sistemit gjerman të ndihmës sociale.

Ndërkohë, sondazhet aktuale nxjerrin favorite partinë e Merz me 30 % dhe atë të Shcolz me 16 %.

Të dyja partitë kanë përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me AfD-në e ekstremit të djathtë.

Klan News