E vetmja gjë që Getinjo konfirmon për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan është se fundi i Shtatorit do të mbyllet me një projekt të ri muzikor. Ndërkohë, gjysma tjetër e dyshes 2Euro Gang, Mozzik sqaron veshjen e tyre ushtarake të zgjedhur për “Sunny Hill Festival”.
Mozzik: Sonte jemi bërë ushtarë, po. Arsyeja është që edhe ne jemi tipa luftarakë, edhe pse është muzikë, edhe ne kemi luftuar për këtë ditë, kështu që si simbol i luftës gjatë karrierës kemi vendosur sonte të vishemi si ushtarë. Në “Sunny Hill” në Prishtinë nuk kam qenë, kam qenë në një datë tjetër atë ditë. Kjo është hera e parë që po vij, mezi po pres të shoh njerëzit.
Po mbyllja e kësaj vere si e gjeti Mozzikun, single apo në një marrëdhënie? Ndoshta përgjigjja do jetë në këngën e tij të re.
Mozzik: Ende s’e njoh. Për momentin kam hapur studion e re, ka dy-tre ditë, kemi bërë këngë të reja, besoj në 10-ditëshin e ardhshëm të radhës do vijë një këngë që s’e kam bërë asnjëherë. Vetëm. Bashkëpunime, nuk e di. Kam bërë mjaftueshëm bashkëpunime. Por nëse bëj, do bëj me ndonjë gocë, se më shkon mua me goca./tvklan.al