Egzona Ademi, këngëtarja e njohur nga Kosova ndau me “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan një moment të tmerrshëm gjatë udhëtimit.

Ajo tregoi sesi fluturimi u vonua për shkak të një problemi teknik.

Pas nisjes, u njoftuan se do të bënin ulje të detyruar për shkak të një defekti, çka e bëri të përjetonte frikë në mijëra metra lartësi.

Egzona Ademi: Unë kam pasur një eksperiencë të keqe në fakt kur kemi qenë në Kroaci me shfaqje. Thanë që do të shtyhet fluturimi dhe na çojnë në një hotel që të rrinim 3-4 orë derisa të vinte momenti për një problem teknik. Mirë, mbaruam ne aty, ndenjëm, pushuam sa pushuam. Hipëm në avion, u nis dhe sapo u ngjit lart, tha duhet të ulemi për një problem teknik. Ishte eksperienca më e tmerrshme se ti po e shtyn për problem teknik dhe akoma s’e ke rregulluar? Unë fillova të bëja albumin fotografik, amanetet dhe po bënim shaka me shoqen time se ajo ka shumë humor, ‘shihemi andej’ më thoshte mua. Ka qenë eksperiencë e tmerrshme se ishe mijëra e mijëra metra lart./tvklan.al