“Roli i Bankës Qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, ishte në fokus të konferences së zhvilluar në Tiranë në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko nënvizoi se procesi i integrimit në BE ofron sfida dhe mundësi për sektorin bankar në vend.

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: Banka e Shqipërisë ka një rol primar në negociatat për anëtarësim. Ne jemi pjesë integrale e punës për 5 kapituj dhe udhëheqim 2 prej tyre: Kapitullin 4, lëvizja e lirë e kapitalit dhe kapitullin 17, politikat ekonomike dhe monetare. Jemi të ndërgjegjshëm se ky proces do të ketë sfidat e tij. Për momentin, ne mund të identifikojmë 3 prej këtyre sfidave: Procesi i integrimit nënkupton një ekspozim në rritje ndaj flukseve financiare në formën e investimeve të portofolit.

Progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vuri theksin tek zhvillimi i ekonomisë, por edhe në stabilitetin e treguesve makroekonomike.

Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon reforma rregullatore, legjislative dhe institucionale edhe në sektorin financiar dhe ekonomik të vendit.

Klan News