Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Scheffer viziton nesër Tiranën, ku pritet të zhvillojë takime krerët më të lartë të shtetit. Vizita e kreut të Aleancës së Atlantikut të Veriut, e para pas anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e NATO-s, përkon me takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut A5, që zhvillon punimet në Tiranë, në kuadër të kryesimit nga vendi ynë.

Në këtë takim të organizuar nga ministria e jashtme, marrin pjesë edhe homologë nga Bosnje-Hercegovina, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Kroacisë, si dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit.

Sekretari Scheffer të ketë një takim të veçantë me kryeministrin Berisha, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, kreu i NATO-s do të jetë i pranishëm në ceremoninë e marrjes së titullit nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Kreu i Aleancës do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Republikës, nga i cili edhe do të dekorohet. Kjo është vizita e tretë e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës në Shqipëri. Për herë të parë Scheffer vizitoi Shqipërinë në vitin 2004 dhe më pas edhe në vitin 2006. Prej vitit 1990, Shqipëria është vizituar nga të gjithë krerët e Aleancës veriatlantike./tvklan.al