Robert F Kennedy Jr është konfirmuar nga senati amerikan si sekretari i Shëndetësisë së SHBA.
Senati votoi 52 kundër 48. Kennedy do të ketë autoritet gjithëpërfshirës mbi sistemin shëndetësor të vendit prej rreth 2 trilion dollarësh, duke përfshirë miratimet e barnave për Medicare.
Sekretari i shëndetësisë i sapokonfirmuar ka kërkuar vazhdimisht të shohë të dhënat që tregojnë se vaksinat janë të sigurta.
Kennedy kaloi dy ditët e fundit këtë javë duke këmbëngulur para senatorëve se ai nuk është kundër vaksinës, pavarësisht se e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke pretenduar të kundërtën.
/tvklan.al