Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Ukraina në një mënyrë apo një tjetër do të marrë pjesë në negociatat për paqe.
Gjithashtu, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Hegseth tha se negociatat e SHBA për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen me Putinin dhe Zelenskyn.
“Çdo negociatë do të bëhet me të dy vendet,” thotë Hegseth.
Ai shton se NATO dhe anëtarët e saj evropianë do të luajnë një rol në nevojën për paqe, duke thënë se negociatat ndikojnë shumë njerëz.
Këto komente erdhën pas deklaratës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili u shpreh se nuk pranojnë marrëveshje paqeje midis Trump dhe Putin pa Ukrainën.
Më tej, Zelensky deklaroi se është e rëndësishme që gjërat të mos shkojnë sipas planit të Putinit dhe tha se dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat dypalëshe me SHBA-në./tvklan.al