Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Belgjikës për të protestuar kundër reformës së re të pensioneve.
Ata u përleshën me efektivët jashtë selisë së Partisë Liberale të qendrës së djathtë, pjesë e koalicionit qeverisës, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë.
Në protestë morën pjesë rreth 60 000 njerëz dhe pjesë e tyre ishin edhe zjarrfikës e punonjës të ushtrisë.
Si pasojë e protestave, në aeroportin e Brukselit u anuluan 430 fluturime.
Protesta pritet gjithashtu të përfshijë transportin publik dhe shërbimet postare.
Reforma e planifikuar e pensioneve shpërblen ata që punojnë pas moshës së pensionit me 35 vjet punë, por kjo nuk vlen për ata që dalin në pension para kohe dhe që nuk kanë 35 vite punë.
Sistemi i ri është më pak i favorshëm për ata me të ardhura më të ulëta në krahasim me atë të mëparshëm, i cili siguronte një shumë të përgjithshme bazuar në gjatësinë e karrierës.
Klan News