Mirian Dautaj njihej në Tiranë si “Bethoveen i kokteileve” dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si “barman”. Prej 6 vjetësh, është zhvendosur në New York, SHBA ku ka hapur barin e tij të quajtur “Drinkology” dhe ka fituar çmimin e parë me “Kaçurrelin shqiptar” në vitin 2023.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është se në lokalin e biznesmenit shqiptar nuk mungojnë personazhet e njohur. Një prej tyre ka qenë edhe reperi me famë botërore, 50 Cent, një eksperiencë që Miriani e rrëfen në programin “Rudina” në Tv Klan gjatë një lidhjeje përmes Skype.
Mirian Dautaj: Herën e parë e ka sugjeruar një miku ynë shqiptar, ai ka bërë të pamundurën ta sjellë. Ka ardhur dy herë te bari dhe herën e parë kontaktin e ka bërë një shoku ynë sepse lokacioni ynë është në Queens të New York dhe 50 Cent është nga Queens. Herën e parë kur ka ardhur ai ka celebruar koncertet në të gjithë botën, ka qenë’sold out’, ka qenë shumë i suksesshëm sa ka shitur gjithë biletat dhe ka ardhur të festojë. Një miku im e sugjeroi, i tha është një lokal shumë i bukur që është hapur në Queens dhe ai erdhi.
Kokteili i preferuar i 50 Cent nga duart e Mirianit quhet “Candy Shop”, njësoj si hiti i tij. Miriani shpjegon se për ta krijuar ai përdor konjakun që reperi ka prezantuar, por vjen në një formë krejtësisht të re që e ka habitur.
Mirian Dautaj: “Candy Shop” si titulli i këngës. Kokteili është bërë për 24 orë i miksuar me pijen e tij sepse ai ka një pije të vetën që është konjak, unë e kam bërë me pijen e tij dhe disa ingredientë të tjerë dhe kokteili ka dalë komplet i bardhë, kam këto karamelet që do ju tregoj, prandaj e kam quajtur “Candy Shop”, i realizojmë vetë këtu. Po ta shohësh te videoja thotë është pija ime kjo, është konjaku, po i them unë, por unë nuk e kam të bardhë thotë dhe unë ia shpjegoj dhe ai prandaj habitet./tvklan.al