Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderave botërorë të mos i besojnë presidentit rus Vladimir Putinit se do t’i jap fund luftës.
Zelensky reagoi në rrjetet sociale pas telefonatës që pati me kreministrin polak Donald Tusk.
Ai tha se folën për “kushtet e nevojshme për një paqe të qëndrueshme dhe reale në Ukrainë” dhe “ranë dakord që asnjë negociatë me Putinin nuk mund të fillojë pa një qëndrim të bashkuar nga Ukraina, Evropa dhe SHBA”.
“Kam folur me kryeministrin polak @donaldtusk. Ne diskutuam kushtet e nevojshme për një paqe të qëndrueshme dhe reale në Ukrainë dhe ramë dakord që asnjë negociatë me Putinin nuk mund të fillojë pa një qëndrim të bashkuar nga Ukraina, Evropa dhe SHBA.
E informova kryeministrin për bisedën time me Presidentin Trump dhe diskutuam mesazhet kryesore dhe nevojën për të koordinuar pozicionet e të gjithë evropianëve për të arritur rezultate të suksesshme për të gjithë Evropën.
Theksova se Ukraina duhet të negociojë nga një pozicion i fortë, me garanci të forta dhe të besueshme sigurie, dhe se anëtarësimi në NATO do të ishte kostoja më e efektshme për partnerët. Një tjetër garanci kryesore është investimi serioz në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës.
Unë gjithashtu paralajmërova liderët botërorë që të mos u besojnë pretendimeve të Putinit për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës”, njofton Zelensky.
/tvklan.al