Pavarësisht që ende zyrtarisht nuk kanë filluar ndëshkimet të cilat janë paralajmëruar për përdorimin e dinarit pas përfundimit të periudhës së tranzicionit shumë biznese të udhëhequra nga serbët po e zbatojnë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Qytetarët thonë se tashmë po funksionojnë me euro.
“Sapo i marr dinarët prej andej (Serbi), duhet t’i kthej në Euro. I konvertoj këtu (Kosovë). S’kemi ç’të bëjmë kështu duhet.”
“Ata bëjnëçfarë të duan. Ne nuk mund të dalim nga lëkura jonë. Përpiqemi që dianrët t’i kthejmë në euro por nuk blejmë dot gjë me to.”
Ndonëse periudha e tranzicionit ka përfunduar të djelën deri më tani askush nuk ka sqaruar se si do të planifikohet të vazhdohet, do të ketë ndëshkime dhe gjoba apo do të priten rezultatet e takimit të mërkurën në Bruksel.
Ende ka mbetur pa u zgjidhur çështja e mënyrës së pagesave që bëhen nga Serbia në Kosovë. Palët deri më tani nuk kanë gjetur një kompromis, e Serbia ka refuzuar edhe propozimin e fundit të ndërmjetësit Miroslav Lajçak në takimet e Brukselit e që janë mbajtur 6 me radhë.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se nuk ka ndonjë indikator që në takimin e shtatë që do të mbahet të mërkurën në Bruksel do të ketë ndonjë rezultat konkret.
Artan Muhaxheri, analist: Pra të dyjua palët janë të bllokuara në pozicionet e tyre dhe duket që edhe ky takim do të shkojë huq.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se hezitimi për të gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet të tjera me të cilat nuk po merren në dialogun Kosovë- Serbi. BQK-ja ka thënë të hënën se pas përmbylljes së periudhës transitore i ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe.
Klan News