Shqipëria do të ketë dy ambasada në Bruksel. Qeveria ka vendosur hapjen e ambasadës ne mbretërinë e Belgjikës dhe të ketë një tjetër seli për misionin e përhershëm pranë Bashkimit Europian.
Deri me sot shërbimet që lidheshin me marrëdhëniet dypalëshe kryheshin brenda përfaqësisë diplomatike në BE.
Vendimi është miratuar në mbledhje e kësaj të mërkure dhe arsyeja lidhet me rëndësinë që kërkon t’i jap qeveria përfaqësimit në BE tani që po ecën me negociatat e anëtarësimit.
Tv Klan