Me fjalë, si në gjendje lufte. Tensionet në Serbi janë ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka takuar një numër të madh të politikës dhe përfaqësuesve serb. Për orë të tëra ka dëgjuar ata. Nga kërkesat për tu mbrojtur me barrikada e deri tek mënyrat për tu furnizuar me ushqime, spitalet e ndihmat humanitare.
Presidenti serb u premtoi serbëve se Serbia nuk do ti lë vetëm.
Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë :
Kam shfrytëzuar rastin ti lus serbët të mos bëjnë barrikada betoni apo gjëra që Prishtina mund ti shfrytëzoj kundër tyre. Kemi folur për furnizimeper spitale dhe ndihmë, por duhet të kemi edhe plan A, edhe plan B dhe plan V.
Serbët i thanë se nuk mund të jetojnë kështu më në Kosovë. Kanë shprehur frikë nga sulmet dhe njësitet special në veri.
Dushan Janjiç, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike, thotë se Serbia ka mundësi të luftës diplomatike, të gjysëm masave, por edhe një konflikt të ngrirë.
Dushan Janjiç, Forumi për marrëdhënie ndëretnike :
Mundësia e Vuçiç është edhe një mekanizëm i viteve ’90 dhe ky është shpallja e Asociacionit të Komunave Serbe dhe një presion I madh ekonomik dhe i sigurisë, në pjesë që Serbia mund të ketë ndikim dhe kjo nuk është pak pasi do ta sillte situatën në buzë të konflikteve të armatosura.
Vuçiç i ka quajtur mënyra naciste djegien e prodhimeve serbe dhe të turpshme reagimet ndërkombëtare.
Tv Klan