Një turist amerikan ka gjetur vdekjen pas një sherri me disa serbë në ishullin Zakynthos të Greqisë. “Kathimerini” shkruan se viktima është 22-vjeçari Bakari Henderson, nga Teksas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 22-vjeçari amerikan ishte së bashku me shoqërinë e tij kur u konfliktua me një grup serbësh, turistë në këtë ishull.
Sipas mediave, ka qenë grupi i serbëve që nxitën konfliktin ku u përfshinë edhe dy persona të tjerë, banakieri grek roja i lokalit të natës. Këta të dy të fundit u arrestuan nga policia, ndërsa pjesëtarë të tjerë të stafit të lokalit u shoqëruan si dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.
Amerikani ishte goditur në kokë me sende të forta dhe u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve. Hetuesit grekë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit për të identifikuar serbët e përfshirë në konflikt që shkaktuan vdekjen e turistit amerikan. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
/tvklan.al