Për familjen mbretërore nuk janë të paktë dokumentarët, serialet si dhe filmat të cilët janë realizuar ndër vite. Së fundmi një ndër to është edhe seriali i kompanisë Netflix, “The Crown”, i cili po ngjall debate të shumta.
Sezoni i katërt i “The Crown” risolli në vëmendje personazhet më të njohur, atë të Princeshë Dianës si dhe ish-Kryeministren Britanike Margaret Thatcher.
Drama e Netfli, e cila bazohet në ngjarje të jetës reale, por jo plotësisht e mbështetur në fakte, ndjek jetën e familjes mbretërore britanike nga vdekja e Mbretit George VI në 1952 e deri kur Mbretëresha Elizabeth II merr fronin. Pikërisht mënyra sesi personazhet i interpretojnë këto dy figura kaq të njohura të historisë botërore, ka sjellë pakënaqësi tek fansat.
Sipas asaj që raporton New York Times, fjalët dhe veprimet e individëve të cilët kanë vdekur u sajuan për t’iu përshtatur një komploti që mund të ishte shkruar nga mbështetësit më të mëdhenj të Dianës.
Historianët shprehen se mënyra sesi familja mbretërore e trajtonte Dianën që në atë kohë linte shumë për të dëshiruar, gati –gati kafshërore, e që në këtë serial del e kundërta. Jo vetëm kaq por në artikull thuhet se edhe ish-Kryeministrja Thatcher është poshtëruar shumë herë nga Mbretëresha, por që kjo gjë në film është shmangur.
Fansat janë shprehur se kjo është të denigrosh të vërtetën pasi të gjithë duhet ta dinë që edhe vrasja e Princeshës ishte e gjitha e organizuar, që kur familja e dinte për dashurinë e saj me një arab.
Sezoni i katërt i serialit “The Crown” ndalet gjithashtu edhe tek marrëdhënia e Princit Charles me Dianan dhe Camillan. Trekëndëshi i famshëm i dashurisë është komentuar gjatë si një nga situatat më të komplikuara të Mbretërisë.
Klan Plus