“The Rings of Power” tërheq 25 milionë shikues, për 2 episodet e para
Dy episodet e para të serialit, “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, arritën ta tërheqin vëmendjen e 25 milionë shikuesve që në 24 orët e para duke e bërë këtë premierën më të madhe në historinë e platformës Prime Video.
Ka qenë vetë, kompania “Amazon” që bëri publike këtë arritje të rëndësishme përmes një komunikatë për mediat, se pas debutimit në më shumë se 240 shtete të botës, “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, i ka thyer të gjitha rekordet e kaluara.
Fakti që seriali arriti të shikohet nga 25 milionë shikues është shenjë e mirë për krijuesit e show-t, i cili besohet se është realizuar me një buxhet prej 465 milionë Dollarësh.
“The Lord of the Rings: The Rings of Poëer” kthehet prapa mijëra vjet në historinë e trajtuar në filmat, “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”. Pjesë e kastit të angazhuar në këtë projekt janë aktorët: Morfydd Clark, Cynthia Addai-Robinson, Robert Aramayo, Nazanin Boniadi, Ismael Cruz Córdova, Charles Edëards, Trystan Gravelle, Benjamin Walker dhe të tjerë.
“The Rings of Power” përbëhet nga gjithsej tetë episode dhe besohet se është seriali televiziv më i kushtueshëm që është realizuar ndonjëherë.
Klan News