Rreth 400 mijë litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia është sekuestruar nga policia në portin e Durrësit.
Kjo është ngarkesa e dytë e sekuestruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në mbi 1 milionë litra sasinë e naftës së kontrabanduar.
Ashtu si në rastin e parë edhe kësaj here personat e përfshirë tentuan ta kontrabandonin naftën duke e fshehur në balastrat e anijes që shihni në pamje.
Në pranga përfunduan 6 persona, ndërsa 5 të tjerë u vunë në hetim mes tyre sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.
Gjithashtu u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të kësaj tentative kontrabandimi, një shtetas nga Tirana dhe një nga Durrësi.
Hetimet vijojnë për të mësuar nëse dy rastet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Tv Klan