Dy policë mbetën të plagosur nga disa të shtëna gjatë trazirave në qytetin amerikan të Louisvillit.
Mijëra njerëz dolën rrugëve të qytetit pasi gjykata e Kentakit nuk pranoi nisjen e procedurave për ndjekje penale ndaj 3 policëve të akuzuar për vrasjen e një afro-amerikaneje 26-vjeçare në Mars të këtij viti.
Vala e protestave u shtri edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, por autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, krahas Louisville edhe në Portland ku po ashtu pati protesta tepër të dhunshme.
Qindra efektivë të Gardës Kombëtare u dërguan në këto zona për të rikthyer qetësinë.
Breonna Taylor u vra 6 muaj më parë gjatë një operacioni të policisë për arrestimin e saj. Efektivët hynë pa paralajmërim në apartamentin e saj dhe e qëlluan për vdekje.
Tv Klan