Vjen mesazhi i parë në vilë! Të gjithë kanë telefona ku marrin mesazhe nga Love Island Albania.
Mesazhi i parë i drejtoi për t’u mbledhur te rrethi i zjarrit, pasi një vendim i rëndësishëm do të merret mbrëmjen e sotme. Luana futet sërish në vilë duke surprizuar islanders dhe publikun.
Drejtuesja e programit nuk është vetëm, bashkë me të është edhe sexbom (bombshell) i spektaklit.
Ai quhet Arlind, jeton në Gjermani dhe ka disa biznese.
Në klipin prezantues ai u shpreh se pika e tij e dobët është dashuria dhe ky është edhe motivi që e sjell në “Love Island Albania”.
Islanders dhe publiku mbetën të habitur, ndërkohë që Luana i dha 24 orë kohë që ai të bëhet çift me një nga vajzat që ndodhen në vilën luksoze të dashurisë.
Ujërat u trazuan dhe vila nuk është më në qetësi, islanders janë në ankth se çfarë do të ndodhë me ta në orët në vazhdim. Një nga djemtë rrezikon të largohet nëse ai mbetet vetëm.
Çfarë do të ndodhë me Arlindin dhe çiftet e krijuara e mësojmë nesër në orën 18:20 në episodin e radhës në Tv Klan.