Regeneron ka qenë efektiv ndaj virusit
Një tjetër ilaç i shtohet listës së atyre që mund të luftojnë Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Regeneron është ilaçi, përdorimi i të cilit ka marrë dritën e gjelbër nga Administrata për Ilaçet dhe Ushqimin.
Ilaçi i përdorur për kurimin me sukses edhe të presidentit Donald Trump ka në përbërje antitrupa të prodhuara në laborator që i shtohen numrit të antitrupave të prodhuara nga trupi i të sëmurëve me COVID-19, për t’i ndihmuar të luftojnë virusin.
Regeneron ka disa muaj që testohet në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet thonë se ka qenë efektiv në luftën kundër koronavirusit.
Administrata amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit po shqyrton prej të shtunës, kërkesën e firmave Pfizer dhe BioNTech për lejimin e prodhimit të vaksinës së tyre antiCovid me efektivitet 95%.
Ndërsa Hungaria ka marrë dozat e para nga vaksina ruse Sputnik V, duke u bërë i pari vend europian që e merr këtë vaksinë, të pacertifikuar nga OBSH dhe që ka 92% efektivitet.
Tv Klan