Nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute për një armëpushim në Gaza. Këshilli votoi me 14 vota pro dhe 1 kundër për rezolutën e paraqitur nga 10 anëtarë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm”.
Robert Wood, zëvendës ambasadori i SHBA në OKB, tha se Uashingtoni e kishte bërë të qartë se do të mbështeste vetëm një rezolutë që kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
“Ne e kemi thënë gjatë gjithë negociatave se nuk mund të mbështesim një armëpushim të pakushtëzuar sepse, siç ka kërkuar më parë ky këshill, një fund i qëndrueshëm i luftës duhet të vijë me lirimin e pengjeve,” u shpreh Robert Wood, zëvendës ambasador i SHBA në OKB.
Kjo rezolutë do t’i dërgonte një mesazh të rrezikshëm Hamasit: ‘Nuk ka nevojë të ktheheni në tryezën e negociatave’.
Anëtarët kritikuan ashpër SHBA-në për bllokimin e rezolutës së paraqitur nga anëtarët e këshillit duke e cilesuar këtë veprim të pandërgjegjshëm. Në një deklaratë edhe Hamasi ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit me Izraelin nëse nuk përfundon lufta në enklavën palestineze.
Ndërkohë forcat izraelite goditen sërish veriun e Gazës, duke vrarë te pakten 88 palestinezë në dy valë sulmesh në Beit Lahiya dhe lagjen Sheikh Radëan. Raketat dhe dronët izraelitë shënjestruan jugun dhe periferitë e Bejrutit.
Klan News