Kur ka mbetur edhe një ditë nga mbyllja e fushatës elektorale, kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, bashkë me Kreun e opozitës, Lulzim Basha, u takuan me banorët e Poçestit, Bellovës, Rapdishtit dhe Tominit.
Shehu i’u drejtua banorëve me premtimin se do ta shndërrojë administratën lokale në shërbim të tyre, jo siç ka qenë më parë nën drejtimin e Partisë Socialiste, në shërbim të militantëve.
Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, tha Shehu, do të jenë prioritet i punës së tij, duke i dhënë institucionit të bashkisë rolin e ndërmjetësit mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve me qëllimin që produktet bujqësore të dalin në treg.
Tv Klan