Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë është shembur në një plazh në Majorka.
Dy turistë gjermanë, një kameriere spanjolle dhe një senegalez janë viktimat.
Banorët vendas thonë se ndërtesa e shembur në të cilin gjendej një restorant i njohur, u restaurua gjatë verës së kaluar dhe ajo u hap përsëri për publikun vetëm disa ditë më parë.
“Kjo ndërtesë është restauruar disa herë. Dhe ata e kanë rihapur vendin jo shumë kohë më parë. Për ne, si vendas, ne shohim shumë ndërtesa të cilat janë bërë shumë shpejt dhe ndoshta nuk i përmbushin të gjitha rregullat, nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht dje, por nuk mendoj se ka patur shumë kontroll për sigurinë.”
Kryeministri Pedro Sanchez reagoi për ngjarjen dhe shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave ndërsa u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
Aksidenti, i cili dyshohet se është shkaktuar nga pesha e tepërt në tarracë, vjen ndërsa ishulli mesdhetar spanjoll përgatitet për sezonin turistik.
Klan News