1 person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një pjesë të një pallati në qytetin e Pireut në Greqi. Sipas mediave fqinje, i ndjeri është një polic 31 vjeç, që ka mbetur i bllokuar në makinë nga mbeturinat që kanë rënë nga shembja.
Një banore e zonës ka folur për protothema.gr për momentet që çuan në vdekjen e 31-vjeçarit. Sipas banores, polici u hodh nga ndërtesa në makinë për të shpëtuar veten, por u zu poshtë nga mbeturinat që i binin.
Në vendin e tragjedisë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Pireut, Janis Moralis, i cili tha se autoritetet i kishin dhënë pronarit leje për të bërë punime në këtë pallat. Pas ngjarjes, punonjësit e policisë kanë proceduar me 7 arrestime.
Klan News