Shëndeti i mirë kardiovaskular, që është tregues i një jetese të shëndetshme shoqërohet me një shëndet të mirë të syve gjithashtu. Ky është rezultati i një studimi që është kryer së fundmi.
Globalisht, rreth 2.2 miliardë njerëz vuajnë nga sëmundje të syve, që çojnë në dëmtim të shikimit ose verbëri. Përafërsisht gjysma e këtyre rasteve mund të ishin parandaluar.
Shkaqet kryesore të dëmtimit të shikimit ose verbërisë janë problemet që lidhen me moshën, retinopatia diabetike, katarakti dhe glaukoma.
Shumica e sëmundjeve të syve shfaqin pak simptoma në fazat e hershme dhe shumë njerëz mund të mos kërkojnë kujdes mjekësor, pavarësisht nga trajtimet e disponueshme që ekzistojnë për to.
Hulumtimi i kryer tregon se ndjekja e një jetese të shëndetshme mund të kontribuojë në një shëndet të mirë kardiovaskular dhe në një shëndet të mirë të syve.
Praktikimi i mënyrave të shëndetshme si: mos pirja e duhanit, aktiviteti i rregullt fizik, dieta e shëndetshme, mbajtja e një peshe normale, kontrolli i kolesterolit, presionit të gjakut dhe niveleve të glukozës në gjak zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve që lidhen me sytë.
Studiuesit shpresojmë që gjetjet e studimit të inkurajojnë respektimin e stileve të shëndetshme të jetës, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe të syve./tvklan.al