Teksa FBI ka marrë në dorë hetimin për atentatin e kryer ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka një sërë pyetjesh që ekspertët kanë ngritur për Shërbimin Sekret.

-Si ka mundësi që atentatori mbi çati nuk ishte pikasur?

Mbetet e paqartë se si autori i plagosjes së Trump, Thomas Matthew Crooks arriti të ngjitej mbi çatinë e një ndërtese vetëm 130 metra larg ‘objektivit’. Supozohej që një efektiv të ishte mbi çati për të vëzhguar gjithë zonën.

-A kishte paralajmërime për autorin?

Një dëshmitar thotë për BBC se ai dhe persona të tjerë e panë autorin teksa zvarritej në çati. Ata i dhanë sinjal policisë, por s’pati asnjë ndërhyrje për disa minuta rresht.

-A ishte Shërbimi Sekret i varur nga policia lokale?

Zona nga ku qëlloi Crooks nuk kontrollohej nga Shërbimi Sekret, por policia lokale. Siç duket, bashkëpunimi mes tyre ka dështuar.

-Crooks kishte marrë informacione të detajuara për podiumin ku do ngjitej Trump?

Është mëse e qartë se policia lokale nuk është e trajnuar për evente të tilla, ashtu si Shërbimi Sekret. Jasson Chaffets i cili ka raportuar dhe më herët për disa mangësi të Shërbimit Sekret, thotë se autori është vënë në dijeni nga burime të sigurta dhe është pozicionuar shumë pranë Trump.

-A u largua shpejt nga podiumi ish-presidenti?

Agjentët që rrethuan Trump pas të shtënave kanë marrë vlerësimet e duhura. Por lind pyetja, mos ndoshta u vonuan gjatë për ta ulur në tokë? Ka dhe një tentativë të Trump për të veshur këpucët, që është disi e pakuptueshme. Për këtë agjentë të tjerë shprehen: Po të isha unë, nuk do e kisha pyetur. Do e hiqja prej aty direkt, do i blija një palë këpucë të reja….

E.D/tvklan.al