Përmes një postimi në “X”, Ivanka Trump ka ndarë lutjet e saj për të plagosurit dhe familjen e viktimës pas atentatit ndaj babait të saj Donald Trump.
“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë.”
“Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, janë fjalët që ajo i drejton ish-presidentit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka publikuar dhe foton e Trump ku ai edhe pse me gjak në fytyrë u largua nga mitingu me dorën grusht ashtu si në çdo mbyllje të fjalimeve të tij.

“Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën“, shkruan Ivanka.
Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.
“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”.
/tvklan.al