Një tjetër sherr mes të rinjve është regjistruar mesditën e të hënës në kryeqytet.
Pesë adoleshentë u konfliktuan me njëri-tjetrin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Ata u përleshën me njëri-tjetrin, teksa i lënduar mbeti një 13-vjeçar.
Sipas policisë sherri mes tyre nisi pas një ndeshje Basketbolli, teksa ndërhynë më pas autoritetet.
I riu u dërgua në spital, ndërsa 4 të tjerët u shoqëruan pranë komisariatit nr.2 për të sqaruar rrethanat e sherrit.
Klan News