Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, po bëhet gati për të sjellë në skenën e Akademisë së Arteve një koncert të veçantë së bashku me dy të ftuar specialë nga Quarteto Di Cremona.
Muzika e Vivaldit, Moxart, dhe muzika nga kompozitorë shqiptarë do të jehojë sonte në një shfaqje simfonike që do të zgjasë për rreth një orë.
Solisti nga Quarteto Di Cremona, Simone Gramaglia tregon ndjesitë përpara shfqajes dhe bashkëpunimin me Orkestrën e Foracve të Armatosura.
“Të rikthehesh në Shqipëri është gjithmonë shumë bukur. Shqipëria po ndryshon për mirë dhe provat me orkestrën e Forcave të Armatosura po shkojnë shkëlqyer. Janë të talentuar, po punojmë shumë mirë bashkë. Do të jetë një koncert që më shumë do frymëzojë. Do të interpretoj në këtë violinë 400 vjeçare, e krijuar në 1625-ën.”
Por ky koncert i parapriu edhe një master classi me instrumentistët e FA. Shfaqja do të ngjitet sonte në orën 19:00 në Akademinë e Arteve.
Tv Klan