Nga Forumi Ekonomik Botëror Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha për agjensinë e lajmeve Reuters se ai pajtohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se aleanca ka një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe i duhet një strategji gjithëpërfshirëse për t’u mbrojtur nga Rusia dhe Kina.
“Putini ka dy probleme. Ai po shpenzon një të tretën e buxhetit të tij për mbrojtje. Së dyti, jemi ne ata që duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen. Por nuk po flasim për tre, katër ose pesë për qind, po flisni për miliarda, do të flisni për triliona në të ardhmen”, tha Mark Rutte.
Rutte tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje për t’i ndihmuar ata të negociojnë me Vladimir Putin nga një pozicion i fortë.
“Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të negociojë nga një pozicion i fortë. Nëse SHBA do të vendosë të shpenzojë, të bëjë më shumë përsa i përket mbështetjes së armatimeve. Jam i bindur se do t’u kërkojnë edhe evropianëve të paguajnë më shumë. Kjo është e vetmja logjikë, sepse ne jemi afër Ukrainës dhe duhet ta bëjmë”, tha Rutte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se aleanca nuk është e përfshirë në vendimet e marra nga shtetet anëtare, si Shtetet e Bashkuara, mbi punësimin në forcat e armatosura bazuar në kriteret e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI).
Në fillim të kësaj jave, administrata e Trump shkarkoi komandantin e Rojës Bregdetare të SHBA, admiralin Linda Lee Fagan, udhëheqësen e parë femër me uniformë të një dege të forcave të armatosura. Rutte tha se i takon vendeve të vlerësojnë individualisht programet e tyre të punësimit brenda forcave të tyre të armatosura.
Klan News