Harlen Nikolli nuk është dirigjent i zakonshëm, as Lubjana Neziri si violiniste. Ata kanë statusin ushtarak me të gjithë detyrimet dhe benefitet që sjell ky status, pasi janë pjesë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.

Dy të rinjtë, 25 dhe 27 vjeç, duhet të performojnë gjithmonë në këto uniforma çka i jep atyre tjetër përgjegjësi. Përpos eventeve protokollare, kjo orkestër çon muzikën në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe jashtë.

Disiplina nuk është e re për to, por ama stërvitja po. Është pjesë e detyrimeve e të qënit pjesë e Orkestrës së Forcave të Armatosura. Për të rinjtë që janë pjesë e saj, edhe në orkestrën e FA-s mundësitë për t’u rritur profesionalisht janë të shumta.

Orkestra e Forcave të Armatosura u formua që më 1954, por pas vitesh gati inekzistente u ringrit në Shtator të vitit 2022, ku pjesë e formacionit janë 46 të rinj.

Tv Klan