Sherri i shkaktuar mes tifozëve në ndeshjen Dinamo-Elbasani ka sjell pasoja financiare për klubin “verdh e blu”.
Komisioni i Disiplinës e ka gjobitur me 200 mijë lekë pasi ishin ata shkaktarët e dhunës. Një person ka mbetur i lënduar, mes tyre është edhe një zyrtar i Dinamo.
U dëmtuan disa stola, teksa policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente.
Klan News