Të ftuara: Merita Rexha- pianiste
Vikena Kamenica- Mezzo-soprano

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

3 receta nga Znj. Vjollca

Supë me lëng pule dhe fidhe
1,5 l lëng pule ose mishi
1 gotë makarona të holla
1 vezë
2 lgj lëng limoni (obsionale)
Kripë dhe piper i zi
Majdanoz
50 gr gjalpë

Në lëngun e pulës që valon shtojmë pak kripë dhe makaronat e vogla sa më të holla (zgjedhja është e juaja) të cilat i lëmë të ziejnë për 6 minuta deri sa ato të gatuhen. Përziejmë vezën me limonin dhe shtojmë pak nga pak lëng pule në tasin e vezës. Më pas e bashkojmë me lëngun në tenxhere, tashmë e kemi ulur temperaturën. Shtojmë majdanozin të grirë shumë hollë, piper të zi dhe në fund gjalpin e skuqur.

Supë me djathë dhe brokoli të pjekur
1 tufë e vogël brokoli (400 gr)
150 gr djathë feta
2 patate mesatare
1 qepë mesatare
1 kokë hudhër
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri

Në një tepsi vendosim letër pjekje e më pas vendosim në të djathin feta, brokolin e copëtuar në bohçe, patatet në kubikë të vegjël, qepët e prera në kubikë të mëdhenj, 1 kokë hudhër dhe pak trumzë. I spërkatim të gjithë përbërësit me kripë e piper të zi dhe vaj ulliri. I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 25 minuta. Më pas të gjithë përbërësit i vendosim në një tas. Hudhrën e shtypim me duar duke i nxjerrë thelpinjtë e pjekur nga lëvozhga. Më pas shtojmë në të 800ml deri në 1 l lëng perimesh dhe kalojmë supën në blender dhe e shijojmë atë të spërkatur me pak djathë dhe vaj ulliri.

Sallatë ravioli me panxhar
2 panxhar
200 gr krem djathi
70 gr lajthi të pjekura
1 lk lëkurë limoni i grirë
Pak trumzë ose kopër
Vaj ulliri
Uthull balsamike

Fillimisht ziejmë panxharët dhe i presim ato në feta shumë të holla. Në një tas vendosim kremin e djathit, shtojmë 2 lugë gjelle lajthi të grira shumë hollë, 1 lugë kafe lëkurë limoni, pak trumzë të freskët, në mungesë kopër. I bashkojmë mirë të gjithë përbërësit e më pas vendosim në pjatë 6-7 feta panxhar. Në qendër të çdo fete vendosim nga një lugë çaj (jo plot) me kremin e djathit. Vendosim mbi mbushje një fetë tjetër panxhar duke bashkuar pjesët anësore. Spërkatim komplet sipërfaqen e pjatës me vaj ulliri dhe açeto balsamike e në fund shtojmë pak trumzë, kopër dhe lajthi të grira.

Sekreti i miqësisë 27-vjeçare të Merita Rexhës & Vikena Kamenicës

Vikena Kamenica & Merita Rexha: Jemi motra që nuk i patëm

Merita Rexha & Vikena Kamenica, shoqet e përjetshme