#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Te ftuar:

Nini Feshti

Doklea Hadërgjonaj

Kujtim Gjuzi

Xheni Hatillari

2 receta nga Znj.Vjollca

Gjellë me bishtaja, qiqra dhe mish të grirë

500 gr mashurka jeshile
1 qepë mesatare
200 gr mish të grirë
1 lugë gjelle salcë speci
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
2 gota ujë ( 400 ml )
1 filxhan çaji qiqra të gatuara
1 filxhan çaji domate të copëtuara
Kopër

Fillimisht pastrojmë bishtajat dhe i presin ato në copa të vogla me gjatësinë 1.5 – 2 cm. Në një tigan të thellë ngohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë, shtojmë mishin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 5 min të tjera. Shtojmë salcën e më pas mashurkat, i përziejmë duke i vendosur kapakun me qëllim që ato të ulin volumin duke i përzierë herë pas here. Shtojmë qiqrat + 1 filxhan domate të copëtuara, i përziejmë shtojmë 2 gota ujë + kripë dhe piper. Vendosim kapakun dhe i lëmë të gatuhen në temperaturen mesatare për 35-40 min në fund mund të shtojmë pak koper nëse dëshironi.

Pastiçe me spinaq dhe gjizë

500 gr makarona
500 gr spinaq
4 vezë
120 ml vaj ulliri
500 ml qumësht
500 gr kos
250 gr gjizë
Kripë + piper të zi
Arrë moskat
Parmixhano ( opsionale )

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë bollshëm. Shtojmë në të makaronat + kripë dhe i lëmë ato të ziejnë vetëm për 5-6 minuta, gjysmën e kohës të minutazhit të shkruar në etiketë.
Ndërkohë në një tas përziejmë vezët + kripë + piper të zi + arrë moskat. Shtojmë vajin + kosin + qumështin i përziejmë të gjithë përbërësit me tel dore derisa shohim që formohet një salcë e lidhur. Më pas në tas shtojmë dhe gjizën nëse dëshironi por mund të vendosni dhe pak nga pak midis makaronës më pas. Kullojmë makaronat dhe i nivelojmë në tepsi të lyer me vaj ose gjalp. Shtojmë në tepsi spinaqin e grirë dhe i përziejmë me makaronat e ngrohta. Ky është momenti ku mund të shtojmë dhe gjizën dhe ti përziejmë bashkë. Në fund shtojmë kosin e përgatitur me vezë, qumësht, kos dhe vaj. I nivelojmë mirë dhe vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.


Më mirë të jetosh vetëm apo me prindërit?

Të jetosh sa më gjatë me prindërit, është dëshirë apo nevojë sociale?

Të jetuarit vetëm nuk është shpëtim