Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj u bë nënë për herë të dytë më 19 gusht. Familja e saj u shtua me një anëtar të vogël të quajtur Rron. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Mehmetaj ndau ndjesitë e para pas ardhjes së djalit në jetë dhe si e ka pritur vajza e madhe më të voglin e familjes.

Katerina Trungu: Si po ndihesh përpara se të hidhemi te pyetja jonë?

Kejdi Mehmetaj: Mirë. Me fëmijën e dytë je shumë më e përgatitur, kështu që ndihem si mami me eksperiencë.

Katerina Trungu: Po motra si është me vëllain?

Kejdi Mehmetaj: Po mirë, menduam  që do të ishte pak më tepër xheloze, por po e përballon mirë. Brenda emocioneve të saj se edhe ajo është e vogël akoma, por mirë. E ka mendjen te vëllai, por mamin s’do ta ndajë, megjithatë po përshtatemi të gjithë si familje./tvklan.al