Të ftuar:
Migena Kika– neuropediatre
Anisa Krraba– gazetare
Suela Koçibellinj
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Supë miks me thjerrëza dhe drithëra
200 gr miks thjerrëza
1 qepë
2 karrota të vogla
1/2 gotë pure domate
0,5 lç spec i ëmbël pluhur
1 thelb hudhër
1 gjethe dafine
Kripë dhe piper i zi
1 degë selino
Spec pikant sipas dëshirës
1 litër ujë
Vaj ulliri
Fillimisht shpërndajmë mirë miksin e thjerrëzave dhe i vendosim në ujë 30 minuta para se ti gatuajmë. Ndërkohë ngrohim vajin dhe kaurdisim hudhrën deri sa të marrë ngjyrë. Shtojmë të gjitha perimet e grira imët dhe i kaurdisim ato për 5-6 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat të cilat i kullojmë nga uji dhe i shpëlajmë përsëri me ujë të ftohtë. Shtojmë specin dhe purenë e domates. Shtojmë 1 litër ujë dhe i lëmë të gatuhen në temperaturë jo të lartë por mesatare duke i kontrolluar dhe parë herë pas here. Nëse e doni supën jo shumë të trashë mund të shtoni edhe pak ujë. I ziejmë për 45 minuta dhe i shërbejmë.
Byreku më i shpejtë me pulë dhe djathë
300 gr gjoks pule
200 gr gjizë ose salcë kosi
200 ml qumësht (1 gotë)
Kripë
250 gr djathë pice
250 gr peta të pjekura
4-5 lgj vaj
Fillimisht gjoksin e pulës e grijmë dhe e kaurdisim në tigan me 2 lugë gjelle vaj. Sa të zverdhet mishi, të ndryshojë ngjyrë, të pagatuar plotësisht. Pasi mund të vendoset edhe i pagatuar. Në njëzas vendosim gjizën, shtojmë vezët, pak kripë dhe qumështin. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë e më pas shtojmë djathin të grirë në rende. Shtojmë dhe mishin e grirë, si të dëshironi, pak të gatuar ose direkt të pagatuar. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj dhe në fud petat të prera në shirita me gjerësi 2 cm. Nëse ato janë shumë të pjekura kërce, i thërrmojmë, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas i vendosim në një tepsi keku të cilin e kemi lyer me vaj ose gjalpë. E nivelojmë mirë dhe në fund e spërkatim sërish me djathë të grirë. E pjekim në temperaturë 190 gradë për 25-30 minuta.
Çfarë është “sëmundja e kohës së lirë”?
Pse disa njerëz nuk mund të rrinë dot pa bërë një punë?
Quiz Comodita Home