Të ftuar: Irini Kakacaj, Nina Myftaraj, Armando Hidi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj.Vjollca
Speca të mbushur me djathë
Pilaf me kremviçe dhe perime
Energjia/Parashikuesja e fatit: Shqipëria do vihet në krizë, bankat do bllokohen
Irini Kakacaj, parashikuesja e njohur, e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, nuk e sheh shumë pozitive situatën energjitike nëse Shqipëria nuk merr masat e nevojshme. Sipas saj, Shqipëria do të zbulojë një pasuri shumë të madhe energjitike që do ta fuqizojë, por vetëm nëse përballet si duhet me shtetet e tjera.
Irini Kakacaj: Shqipëria do të jetë në një situatë shumë të bukur ekonomike sepse fshihen shumë gjëra, diçka do gjehet, diçka do dalë e papritur që Shqipëria fsheh një pasuri të paparë energjitike. Do të jetë super uau, do ta luftojnë dhe do ta bllokojnë. Në qoftë se politika do dalë më e zgjuar, që mos të ngrejë shtete të tjera, se më fal, nuk e di nëse kam të drejtë të flas edhe për politikën. Si e kam kuptuar, Shqipëria shpërdorohet nga vendet e huaja. Sikur është mik, bëhet armik me Turqinë. Turqia luan rolin politik sa ta hedhë në dorë Shqipërinë tonë, por në fund do të shkatërrohet Shqipëria nëse vazhdon me lloj-lloj politikanësh të huaj.
Katerina Trungu: Kuptova, pra duhet të jenë më të kujdesshëm politikanët sa i përket politikave të jashtme.
Irini Kakacaj: Do të kenë rezultat shumë të bukur dhe ju betohem në fillim të 2023, nëse ata e mbajnë atë bukuri që ka Shqipëria, do të jetë 2 herë më e pasur se Rusia dhe do të jemi shumë të lumtur.
Katerina Trungu: Uau! Duket sikur do ketë një zbulim të jashëzakonshëm, zbulimin e të gjitha kohërave kështu si e shpjegove.
Irini Kakacaj: Si e kam kuptuar, parashikuar dhe e kam thënë që toka shqiptare ka shumë gaz, ka shumë petrol.
Katerina Trungu: Çfarë nuk ka, por ndoshta nuk kanë ditur t’i shfrytëzojnë si duhet.
Irini Kakacaj: Unë e shikoj që është gjetur dhe do ta shfrytëzojnë, ndaj Shqipëria do vihet në luftë e krizë të madhe, problemi është si do bëhemi të zgjuar që ta ndalojmë këtë çështje.
Katerina Trungu: Pak a shumë kjo ishte panorama e së ardhmes, 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të jenë të vështirë shumë.
Irini Kakacaj: Do jetë një kohë shumë e keqe, do bëhen shumë aksidente, grabitje, bankat që i gjeti në fillim policia dhe nuk i la sepse kishin bërë tunele poshtë bankave, i hapën dhe e kisha thënë, por problemi është që dikush, më fal, unë do ta them dhe nuk më prishet puna, nga ana e Turqisë do bashkëpunojë me një iranian dhe do bëjnë bllokimin e bankave, të ekonomisë dhe popullit shqiptar. Bankat do bllokohen, ata do tërheqin para, por problemi është që shteti duhet ta vërë përpara shpejt se do të shkatërrohet.
Katerina Trungu: Kjo besoj e lidh edhe me sulmin kibernetik që patëm gjatë këtyre ditëve?
Irini Kakacaj: Nuk e di, por unë shikoj që Shqipëria është në rrezik.
Katerina Trungu: Pra, mendon se do ketë një sulm të radhës, tani me bankat?
Irini Kakacaj: Po, është e radhës, do luhet loja e luftës së popullit me popullin dhe politika me popullin, është në rrezik./tvklan.al
Parashikuesja: Meta e Berisha do shesin njëri-tjetrin dhe shkatërrojnë popullin shqiptar
Parashikuesja e fatit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Irini Kakacaj paralajmëron se strategjia e vetme për të dalë nga kriza është bashkimi i shqiptarëve. Ajo thotë se ata nuk duhet të lejojnë të përçahen nga politika, e cila ka si qëllim vetëm shkatërrimin final. Më tej, Irini zbulon edhe emrat e politikanëve, që sipas saj, shqiptarët nuk duhet t’iu besojnë.
Irini Kakacaj: Në qoftë se shqiptarët vërtet, motrat dhe vëllezërit në çdo vend të botës, do mblidhemi një grusht, Shqipëria një ditë, do më shikoni e kujtoni, mos harroni kurrë, do ngrihet shumë lart. Nga fundi i 2022 deri në fundin e 2023, ne do të kemi luftë, probleme. Duhet të jemi një grusht dhe jo të ndarë sepse këta dy politikanë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, unë për Sali Berishën do thosha është në gjendje, por me tjetrin jo dhe kështu do bëhet një luftë. Këta shesin njëri-tjetrin për të kapur një karrige më të fortë dhe të shkatërrojnë popullin shqiptar.
Katerina Trungu: A mendon se ky është një plan shumë herë më i gjerë për të përçarë shqiptarët?
Irini Kakacaj: Po. Është një plan psikologjik, stresues që do të sjellë… sepse normalisht njerëzit janë në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe nuk dinë si ta kontrollojnë, por vijnë të huajt që t’i japin një mendim Shqipërisë. Ne nuk kemi nevojë për asnjë njeri të huaj. Shqipëria do shkojë lart e më lart dhe nuk dua të stresohen shqiparët. Mos të lejojnë që këta politikanët të kapin karrigen se është bërë si bukë e djathë që të shkatërrojnë shpirtrat e popullit shqiptar dhe shpirtin e çdo djerse njeriu./tvklan.al
Parashikuesja: Shqipëria është bakllava për Turqinë
Në parashikimin e saj për pjesën e mbetur të vitit 2022 dhe vitin e ardhshëm, Irini Kakacaj thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se bashkëpunimi Berisha-Meta do të jetë një fatkeqësi për vendin. Më tej, ajo thotë se Meta është aleat me Turqinë, ndërsa kjo e fundit po përdor miqësinë si pretekst për të shfrytëzuar Shqipërinë.
Irini Kakacaj: Edi Rama është një person që ka sjellë shumë bukuri në shtetin shqiptar. Pak nga pak ka arritur ta sjellë Shqipërinë në një gjendje fantastike, atje ku është, nuk e ka zhytur. Mirëpo, kjo, këta të dy, Sali Berisha e Ilir Meta sigurisht, ta jap 100% me firmë, do ta çojnë Shqipërinë në një gjendje skandaloze. Ilir Meta është i lidhur, më fal që do ta them dhe dua ta dini mirë, me vendin e huaj që është fqinji juaj, Turqia. Ka të dhëna, Shqipëria është në mes, është bakllava për Turqinë. Turqia gjen rastin të shfrytëzojë Shqipërinë, gjoja miqësi, e kështu do ta fusë në gropë, por nuk ka shans se Shqipëria është shumë e zgjuar.
Me gjithë sigurinë se Shqipëria do t’ia dalë mbanë, Irini parashikon se do të ketë edhe një luftë civile.
Irini Kakacaj: Po. Do të ketë luftë civile në Shqipëri, e kam thënë edhe në fillim, problemi është që ne nuk do të shpëtojmë sepse do ta sjellë politika, diçka do rrëshqasë nga duart e tyre, shqiptarët me shqiptarët do hanë njëri-tjetrin dhe në fund lufta do të bëhet. Lufta nuk bëhet me Shqipërinë, këtu luhet një politikë që kapin rastin Turqia me Shqipërinë, pastaj Serbia me Kosovën dhe kështu do jetë një katastrofë./tvklan.al