Kur gjithë bota u detyrua të izolohej në shtëpi për shkak të pandemisë së Covid-19, rrjetet sociale u kthyen në një dritare për të ‘takuar’ virtualisht njerëz të rinj. Kështu ishte edhe njohja e Betina Vejsiut, një estetisteje me Armando Hidin, trajnerin personal.
Ai ndante në rrjetet e tij sociale video të ndryshme që e bënin palestrën të dukej argëtuese, edhe pse për Betinën ishte një ambient që s’e kishte shkelur kurrë. Mjaftoi të klikonte “ndiq” dhe më pas do t’i vinte një mesazh që nisi një histori të bukur dashurie prej së cilës kanë një vajzë, Aya.
Betina u shpreh në programin “Rudina” në Tv Klan se Armando përdori filozofinë, për të cilën ka studiuar për të gjetur rrugën drejt zemrës së saj. Për të ai ishte “dashuri me shikim të parë”, ndërsa Armando gjeti njeriun që e donte me gjithë zemër.
Armando Hidi: Betina është një karakter që të fal shumë dashuri dhe realisht unë jam një njeri që dua të marr shumë dashuri, e kam jetike këtë pjesën dhe më bënte të ndihesha realisht shumë mirë. Nuk është një natyrë gjykuese në kuptimin që unë nuk duhet të sforcohesha për ta impresionuar apo për ta bërë që realisht të më donte, ishte thjesht diçka që ma shprehte dhe unë ndihesha shumë mirë të isha vetvetja, nuk kisha asnjë moment një kompleks apo të shtiresha si dikush tjetër. Kjo ishte shumë për mua.
Betina Vejsiu: T’i mbaj shënim?
Armando Hidi: Nuk ia kam thënë asnjëherë.
Rudina Magjistari: Kjo ishte një, tjetër?
Armando Hidi: Kishte shumë, ishte momenti që më gjendej, unë jam natyrë që lodhesha shumë si nga stërvitja, por edhe nga trajnimet me njerëz, ezaurohesha dhe më gjendej duke më suportuar, duke më dhënë forcë. Ne kur u njohëm ishim në ngritje e sipër, nuk ishim këta që jemi sot dhe më ka suportuar shumë.Për të mos thënë pastaj për pamjen…
Rudina Magjistari: Çfarë të pëlqen së jashtmi tek ajo?
Armando Hidi: Flokët e zinj që i kishte shumë dominante, buzëqeshja dhe një shikim që besoj se ma jep vetëm mua atë lloj shikimi./tvklan.al