Të ftuar:
Evis Nasto – gazetare
Mirilda Tili – gazetare
Dashnor Memaj – Shoqata e Transportit
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Receta më e shijshme me kunguj të pjekur
2-3 kunguj të njomë
150 gr proshutë
150 gr djathë mozzarella
2-3 lgj parmixhan të grirë
2-3 lgj bukë e thekur e grirë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Fillimisht pastrojmë kungujt dhe i presim në feta të holla në trashësi 0,2 cm me qëllim që të jenë të përkulshëm. Në një pjatë vendosim vaj ulliri, kripë e piper të zi dhe në një pjatë tjetër vendosim bukën e thekur të grirë ku shtojmë edhe parmixhanin.
Kalojmë fetat e kungullit në vaj ulliri, më pas e kalojmë në bukën e përzierë me parmixhan dhe i vendosim fetat në dërrasën e punës. Në secilën prej tyre vendosim një fetë proshutë dhe një fetë djathë. I mbështjellim role pa i shtrënguar fort. I vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje e më pas i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20-30 minuta.
Pilaf me bullgur dhe mish
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj
200 gr mish viçi (në kubikë të vegjël)
1 qepë e vogël
2 speca jeshil
200 gr bullgur
2 gota ujë të valuar
Kripë
1 domate
1 patëllxhan të qëruar
Shkrijmë gjalpin me vaj dhe fillimisht skuqim mirë mishin në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë qepën në kubikë të vegjël, e kaurdisim pak e më pas shtojmë specat e prerë në kubikë të vegjël. Në këtë moment mund të shtoni 1 lugë gjelle salcë nëse dëshironi. E përziejmë mirë duke shtuar më pas bollgurin kokërrmadh.
E përziejmë, shtojmë kripë, domaten e prerë në kubikë të vegjël e më pas 2 gota ujë të valuar. Në momentin që fillon zierja shtojmë patëllxhanët e prerë në kubikë, të skuqur më parë. I përziejmë dhe lëmë pilafin me bullgur të gatuhet për 15 minuta. Fikim zjarrin, vendosim një pecetë mbi tenxhere e më pas vendosim kapakun për 10-15 minuta të tjera. E shërbejmë të ngrohtë.
Studimi/ 31% e të anketuarve kanë përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës
Transporti publik, vendi më pak i sigurt. Pse ka kaq shumë pasiguri?
E përndiqte dhe i hapi rrjete sociale false, historia e 24-vjeçares që nuk denoncoi: Nuk ka pasur kurrë një lidhje
“Unë tregoj” është një podkast i ideuar për t’u dhënë hapësirë grave dhe vajzave që të ndajnë historitë e tyre kur janë ndier të ngacmuara, të kërcënuara dhe të marrin një ndihmë përmes rrëfimeve të njëra-tjetrës.
Evis Nasto, e cila ndodhet pas kësaj ideje evidenton gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dy elemente që ka vënë re mes historive: shfajësimin e ngacmuesit dhe vetëfajësimin e viktimës. Ajo shton se një pjesë e mirë e historive janë pasojë e mosdenoncimit, e mosreagimit për shkak të opinionit dhe kulturës për ta injoruar fenomenin me shpresën se do të zhduket. Lidhur me këtë të fundit, Nasto ndan edhe një prej historive që kanë ardhur në podkast.
Evis Nasto: Një histori që më ka bërë përshtypje ka qenë historia e një vajze e cila kishte zgjedhur indiferencën. Sa vajza sot, madje ndoshta edhe mamatë i thonë “mami, mos e vlerëso atë djalin se do të ikë vetë ai?” Në shkollë, në periudhën e gjimnazit dhe në fakultet,historia vazhdon kaq gjatë. Djali e pëlqen, i shpreh pëlqimin por në një mënyrë si një djalë që ndoshta nuk di ta shprehë as në mënyrë etike, të kulturuar por e shpreh në mënyrë të dhunshme, ajo që thotë Mirilda dhe nuk po flasim për adoleshencën e shumë viteve më parë, po flasim për një vajzë që sot është 24 vjeç.
Mirilda Tili: S’paska ndërruar stili.
Evis Nasto: S’ka ndërruar shumë stili. Dhe çfarë ndodhte? Vajza tani, e mësuar, e edukuar në atë formë e zhvlerësonte këtë djalin dhe tha “unë zgjodha që mos të reagoja”. Sa më shumë nuk reagonte, aq më shumë tërhiqej me veprime të dhunshme, jo kundrejt vajzës, por kundrejt gjithë njerëzve me të cilët rrinte vajza. Ai dhunonte çunat që i rrinin afër, gocat i ngacmonte, u hidhte çantat dhe kjo vajza rritet pa shoqëri sepse njerëzit që ishin afër saj, shokë dhe shoqe, nuk rrinin afër vajzës më se kishin frikë nga ky djali që vinte dhe i bezdiste.
Vajza, domethënë historia këputet në mes në momentin që djali vendos të ikë jashtë, i hap edhe një llogari false në rrjetet sociale vajzës, vajza nuk ka as rrjete sociale për këtë arsye dhe arrin deri më sot që edhe pse historia ka 5-6 vite që është mbyllur po themi, 4-5 vite, vajza sot nuk ka një histori të sajën personale, nuk ka pasur kurrë një lidhje, jo për faktin e presionit sesa presioni është kthyer në kulturë, ajo sheh me flamuj të kuq këdo që i afrohet, i duket sikur është i ngjitur, sikur do t’i kthehet në atë bezdinë e atij rastit të parë ose ca më keq, sikur ai do ta shikojë dhe do kthehet për ta dhunuar atë djalin që do t’i afrohet.
“Shoferët e Porcelanit s’kanë pikë respekti”, e moshuara ‘bombardon’ me vërejtje linjën e transportit urban
Një telefonuese në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan shprehu shqetësimin e saj lidhur me linjën e transportit publik të Porcelanit. E moshuara iu drejtua Dashnor Memajt, përfaqësuesit nga Shoqata e Transportit i cili ishte i pranishëm për disa problematika që ajo ka vënë re. Pakënaqësia më e madhe e zonjës ishte sjellja e shoferëve të transportit urban të kësaj linje.
Telefonuesja: Nuk jam e kënaqur fare me transportin e Porcelanit. Keni shoferë, nuk e di, ai zotëria aty është përfaqësues i transportit, nuk e di, ai zotëria të më dëgjojë sepse kam shumë vërejtje për shoferët e transportit publik të Porcelanit.
Katerina Trungu: Në çfarë kuptimi?
Telefonuesja: Janë shumë të pasjellshëm, shumë të paedukuar, nuk e mbajnë autobusin, më shikojnë mua, po marr veten time rast, unë jam me shkop, jam invalide dhe mezi hipi në autobus. Ai duhet të më presë. Ai nuk pret, mezi hipi në autobus, me zor shumë të madh dhe atëherë rrezik mund të më vrasë me derën. Le pastaj ato kolpot që bën sikur jemi thasë ne me çimento, jo sikur jemi njerëz. Nuk kanë pikë respekti shoferët e Porcelanit dhe në stacion nuk qëndrojnë asnjë sekondë. Sa të zbresin njerëzit, po të jesh aty në moment hipe, po mos të jesh, nuk hipën.