#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar: Valbona Maliqi, Robert Maliqi, Fation Plaku, Ornold Bazaj
2 receta nga Znj.Vjollca
Qofte me perime
2 patate
1 kungull i njomë
1 karrotë
2 vezë
Djathë parmixhan ose provolone
2 lgj miell misri
1 qepë në rende
Kripë dhe piper i zi
2 lgj majdanoz
Vaj për skuqje
Për salcën shoqëruese
3 lgj salcë kosi
1 lgj majonezë
1 thelb hudhër
Pak kopër
Fillimisht qërojmë lehtë kungulleshat dhe i grijmë ato në rende me pak kripë dhe i vendosim në kullesë për 10 minuta. Po ashtu dhe patatet i grijmë në rende dhe i shtrydhim mirë me duar më pas i vendosim në një tas ku do shtojmë karrotat e grura në rende plus shtojmë kungullin e njomë pasi ta kemi shtrydhur.
Shtojmë qepen e thatë, vezët, piperin e zi, i përziejmë mirë me pirun e më pas shtojmë miellin e misrit. Shtojmë në tigan pak vaj ulliri dhe më pas formojmë qoftet me madhësinë që dëshironi. I vendosim në tigan i skuqim nga tre minuta nga secila ane e më pas i vendosim në një tepsi me leter pjekje duke i vendosur dhe në furrë në temperaturen 180 gradë për 15 minuta.
Revani me kadaif dhe arra (me shërbet)
4 kokrra vezë
1 gotë sheqer
70 gr gjalpë i tretur
100 ml vaj vegjetal
1 fç kos
1 gotë miell
1 pako krem karamel
1 pako pluhur pjekës
250 gr kadaif
150 gr arra të grira
Vanilje
Shërbeti
800 gr sheqer
600 ml ujë të ftohtë
2 feta limoni
Në një tas përziejmë vezet me sheqerin derisa sheqeri të shkri. Shtojmë gjalpin të përzierë me vaj dhe kosin. Vazhdojmë përzierjen shtojmë miellin krem karamelin pluhurin pjekës dhe më pas arrat e grira në copa të vogla. Shtojmë kafaifin të tharë në furrë në temperaturen 100 gradë për 25 minuta e coptojmë dhe e shtojmë ne tas.
I përzjejmë mirë me spatul dhe nivelojmë në një tepsi mesatare të lyer me gjalp. Më pas e pjekim në temperaturen 130 gradë për 30 minuta. Ndërkohë që ëmbëlsira piqet vendosim përbërësit e sherbetit në një tenxhere i përzjejmë që sheqeri të shkri dhe e lëm të zjeje vetem 6-7 minuta nga fillimi i vlimit. Kur ëmbëlsira të piqet e lëmë të vakët dhe me pas shtojmë shërbetin e ngrohte.
Dashuria për malet dhe kujdesi që duhet treguar në to
Si të sillemi nëse na ndodhin të papritura në natyrë
/tvklan.al