Të ftuar:

Marian Saliaga
Brikena Xhixha– nutricioniste
Adja Angjeli

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga zonja Vjollca

Petanik me fasule

Petanik me fasule 1 pako ose 1 pako e gjysmë peta të pjekura 500 gr fasule Vaj 50 gr gjalpë (sipas dëshirës) Kripë dhe piper i zi 1-2 vezë (sipas dëshirës) 1 gotë qumësht (sipas dëshirës) Fillimisht fasulet i shpëlajmë me ujë te bollshëm dhe i vendosim një natë më parë me ujë të ftohtë ose të paktën 6 orë para gatimit. Më pas përsëri i shpëlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë për të zier. Fasulja duhet zier normal, jo që të shpërbëhet kokrra. Më pas e largojmë nga zjarri. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë tek fasulet dhe 5-6 lugë gjelle vaj, të përzier me gjalpë. I lëmë fasulet sa të ftohen në temperaturë ambienti. Që petaniku të ketë një formë estetikisht më bukur mund të bëjmë dy peta të freskëta me qëllim që një e vendosim poshtë dhe tjetrën në sipërfaqe. Lyejmë një tepsi me yndyrë e më pas vendosim petën e freskët. E spërkatim me pak vaj dhe mbi të vendosim petën e pjekur, të cilën e spërkatim përsëri me yndyrë. Pasi fasulet të jenë ftohur, mund të shtoni nëse dëshironi pak qumësht dhe dy vezë të përziera. I trazojmë me fasulet dhe fillojmë të njomim petën e pjekur duke shpërndarë dhe pak fasule në të. Vendosim përsëri petën e pjekur dhe vazhdojmë përsëri me të njëjtin veprim. Spërkatim shumë pak me yndyrë e më pas njomim petën me lëng fasule dhe shpërndajmë disa kokrra fasule në të. Kështu vazhdojmë deri në fund ku mbyllja përfundimtare është me petën e njomë. Rregullojmë anët e petanikut, e spërkatim sipërfaqen me lëngun e fasuleve dhe pak yndyrë dhe më pas vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

Cheesecake i pjekur me maskarpone

Vetëm me 4 përbërës cheesecake i pjekur me maskarpone

500 gr maskarpone

300 ml qumësht

200 gr sheqer (1 gotë)

8 kokrra vezë

Vendosim maskarponen në një tas. Shtojmë në të vezët, sheqerin dhe i përziejmë mirë. Nëse dëshironi mund të shtoni pak ekstrakt vanilje. Pasi i përziejmë mirë përbërësit në një tas, i nivelojmë në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 180-200 gradë për 30-35 minuta. Pasi cheesecake të piqet, e lëmë të ftohet. Nëse e preferoni mund ta pudrosni me sheqer pluhur. E presim në racione dhe e shërbejmë.

Nga kosi, kefiri te turshitë, kombucha e kimchi, ushqimet e fermentuara në jetën tonë

Përfitimet nga konsumi i ushqimeve të fermentuara

Ushqimet e fermentuara, sa dhe kush duhet ti konsumojë