Të ftuar:
Arnita Beqiraj – regjisore
Nora Malaj – pedagoge
Suela Kocibellinj – aktiviste
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Mish pule me salcë, një shije e veçantë
700 gr mish pule kofsh ose shpatull
1 qepë
3 thelpinj hudhra
1 domate
2 lugë kafe piper i kuq
1 lugë çaji miell
1 gotë pure domate
Kripë + piper të zi
3 lugë gjelle salcë kosi
2 lugë gjelle majdanoz
Pastrojmë mishin e pulës dhe e marinojmë atë me kripë + piper të zi + vaj ulliri. Në një tigan të thellë ngrohim vajin + gjalpin dhe në të shtojmë kofshat e pulës dhe i skuqim ato mirë nga të dy anët. Largojmë copat e pulës dhe po me atë yndyrë shtojmë qepen sa të zbutet. Grijmë hollë 3 thelpinj hudhra dhe 1 domate në kubik. I shtojmë të dyja në tigan me qepë duke i përzierë së bashku + 2 lugë kafe piper të kuq + 1 lugë çaj miell + 1 gotë pure domate e përziejmë mirë duke shtuar 1 gotë ujë ose lëng pule + kripë + piper të zi.
Shtojmë në tigan copat e pulës dhe i lëmë ato të gatuhen për 20-25 min duke i kthyer herë pas here gjithmonë në temperaturen mesatare. Largojmë dhe njëherë copat e pulës, shtojmë në tigan 4 lugë gjelle salcë kosi. E përziejmë mirë dhe vendosim përsëri copat e pulës sa të marrin një valë në fund shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz dhe gati për tu shërbyer.
Versioni më i shijshëm i pilafit me presh dhe karrota
2 degë presh ( të grirë hollë )
1 karrotë ( e grirë në rende )
1 gotë oriz basmati
2 gota ujë ose lëng pule
0.5 lëkurë limoni
0.5 lëng limoni
Kripë + piper të zi
2 lugë kopër
Vaj ulliri + 1 lugë çaj gjalp
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim preshin të prerë hollë për 5 min. Shtojmë karroten të grirë në rende dhe vazhdojmë përzierjen për 5 min të tjera. Shtojmë 1 gotë oriz basmati dhe vazhdojmë përzierjen për 2-7 min. Shtojmë kripë + piper të zi + 2 gota lëng pule të nxehtë. I përziejmë të gjithë përbërësit në tigan.
Shtojmë 2 lugë gjelle lëng limoni dhe pasi i përziejmë vendosim kapakun dhe e lëmë orizin të gatuhet për 12 minuta. Në fund shtojmë 1 lugë çaji gjalp + koper dhe pak lëkurë limoni. E përziejmë lehtë, e lëmë për 2 min të tjera, fikim zjarrin dhe e sherbejmë pas 10 min.
Pasioni për gatimin, të ftuarit ndajnë sekretet e recetave të preferuara
Ia kanë marrë zemrën duke gatuar për të? Arnita Beqiraj ndryshon ‘skenarin’
“Dashuria kalon nga stomaku” është shprehja që lidh ushqimin, përkujdesjen dhe dashurinë në një fjali të vetme.
Gatimi nuk është mbase pika më e fortë e Arnita Beqirajt, por kjo nuk ia zbeh aspak pasionin për të provuar receta. Regjisores i pëlqen që në këto raste të mbledhë miq apo të afërm rreth tryezës, edhe pse ende s’e ka zbuluar atë pjatën e saj identifikuese.
Por a ia ka dalë që përmes gatimit t’ia rrëmbejë dikush zemrën, duke zbatuar kështu shprehjen e famshme?
Arnita Beqiraj: Shoku im i ngushtë, besoj ju e njihni, ka fiksim një rizoto që kam bërë unë, kështu një ‘riso nero’ që është integrali me karkalec dhe me krem avokadoje për shembull, kështu që unë tentoj, përpiqem, por të thashë, nuk është që kam një firmë timen që të shkoj e ta firmos.
Ermelinda Ndoja: Por dashuria mendon se ka kaluar nga stomaku, për shembull ia ke marrë dikujt zemrën, mbase ke përgatitur një pjatë në fillimet e tua të njohjes, një pjatë të shijshme që mbase i ka pëlqyer?
Arnita Beqiraj: Unë funksionoj anasjelltas. Duhet që të ma ketë rrëmbyer dikush zemrën që t’i gatuaj.
Ermelinda Ndoja: Por ka ndodhur kështu?
Arnita Beqiraj: Patjetër që po.
Marrëdhënia me gatimin
Nuk do ta besoni, gatimi që Arnita Beqiraj “e qan” qenka pjata tipike shqiptare!
Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Arnita Beqiraj u shpreh se nuk ka ende një pjatë që e gatuan aq mirë sa ta identifikojë. Por ndërsa po shijonin kekun e përgatitur nga Suela Koçibellinj, regjisorja u kujtua papritmas që ka një gatim identifikues për të. Për çudi, është një pjatë tradicionale që nuk mungon kurrë në shtëpitë shqiptare: fasulet.
Arnita Beqiraj: Mos qeshni, por unë mund të qaj fasulet. E kam me të vërtetë.
Nora Malaj: Fasulja është i vetmi ushqim që të gjithë shqiptarët nuk hanë një pjatë, por hanë dy pjata. Nuk mund të ngopesh me një pjatë fasule dhe është aq e shëndetshme.
Suela Koçibellinj: Duket sikur është e thjeshtë për t’u bërë, por fasulja ka nazet e veta për t’u bërë.
Arnita Beqiraj: Më jepni ca kredite ju lutem.
Suela Koçibellinj: Edhe dy copa kek!
Agida Koçi: E bën shqeto apo edhe me ndonjë karotë?
Arnita Beqiraj: Me karotë dhe pak spec.
Kafe me lëng turshie, incidenti ‘i kripur’ i Nora Malajt: Shoqja shtrembëronte buzët, ishin edhe vjehrrit
Incidentet e vogla apo ngatërresat në kuzhinë ndodhin gjithnjë, madje krijojnë edhe situata humoristike. Suela Koçibellinj kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan si një herë hodhi vanilje në vend të fryrësit të kekut dhe sigurisht nuk doli ashtu siç dëshironte. Por një histori tjetër i vjen nga fëmijëria, kur në vend të sheqerit, ‘testoi’ mysafiren me kafen me kripë.
Suela Koçibellinj: Më ka ndodhur kur isha fëmijë me kafen, ia bëra me kripë. Nuk ia bëra me sheqer, ia bëra me kripë, kishim një të ftuar në familje. E shkreta u thartua ku s’mban më, tha kafja është me kripë, ia kishin lënë një fëmije, unë isha 9-10 vjeç atëherë, i bëra kafen me kripë.
Ky kujtim i solli ndërmend diçka të ngjashme Nora Malajt. Kur në shtëpinë e saj erdhi ta vizitonte gazetarja Keti Gjoçaj, pedagogia shkoi për të përgatitur kafen pa e ditur se në shishen e zakonshme të ujit, ishte hedhur një tjetër lëng, tmerrësisht i kripur.
Nora Malaj: Nuk e di pse më ishte ngatërruar se duke jetuar edhe me gjyshër, ishte hapur një kuti e specave dhe lëngu i tyre nuk e di pse ishte hedhur në enën ku ne mbanim ujë, nuk e di kush dhe si. Në instinktin tim, e pashë lëng, lëng, e hodha, bëra kafen, ia nisa, ia dhashë. Po shikoja që Keti shtrembëronte buzët, por s’po kuptoja çfarë po ndodhte. I vinte zor se ishte vjehrri, vjehrra aty, të gjithë dhe nuk më tha gjë. Kur dolëm jashtë më tha “mi gocë, po mua më gjete të më provosh?” Unë i thosha pse s’po e pi, “kam probleme nga stomaku”, thoshte ajo, “ti e di që unë nuk e pi” ndërkohë që ne gjithmonë pinim kafe bashkë dhe unë e dija shumë mirë që pinte. I thashë po ti çfarë pate? Tha “po çfarë të thoja mi, të të thoja përpara vjehrrit dhe vjehrrës që ajo të thoshte kjo është edhe e humbur?” Bënte edhe humor me mua. “Ti ma kishe bërë me kripë”, si moj me kripë, i thashë. Llogarite tani, shija e turshisë, hedhur brenda kafeja, hedhur edhe sheqeri, kupton çfarë drame dhe tragjizmi që ishte…
Incidentet në kuzhinën e Norës, Arnitës, Suelës