Të ftuar:
Gerta Heta – Moderatore
Dasara Karaiskaj – Gazetare
Ardit Murataj – Moderator
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Fileto pule e dehur në birrë të zezë
220 gr Fileto pule
50 ml Birrë e zezë
Kripë + Piper sipas dëshirës
30 ml Vaj ulliri
150 gr Patate
150 ml Qumësht
50 gr Parmixhano
Fileto levreku me perime të stinës
350 gr fileto levreku
Spinaq i freskët
40 gr brokoli
40 gr lule lakër
100 gr patate
Kripë dhe piper sipas dëshirës
20 ml vaj ulliri
Surprizat e programacionit në Klan Radio
“Gerta on Board”! Ikona bëhet pjesë e Klan Radio: Rikthim në dashurinë time
Tashmë jemi mësuar me Klan Radio dhe surprizat që nuk mungojnë asnjëherë. Në këto prag festash, programacioni i radios më të dashur ka përgatitur një surprizë për miqtë e saj. Veç Dasara Karaiskajt e Ardit Muratajt, ‘grupit’ i shtohet një ikonë e radios, Gerta Heta!
Në një bisedë me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Gerta ndan emocionet e para të këtij rikthimi në radio pas një viti e mbi të gjitha, në transmetim të drejtpërdrejtë. Përgatituni që të kënaqeni me programin e saj sepse kur është “Gerta on Board”, argëtimi s’mungon!
Gerta Heta: Mirë se ju gjeta pra këtu në familjen Klan. interesante do të jetë sepse do të rikthehem ‘live’, në dashurinë time që është radio, kështu që eksperiencë e bukur. Kam pasur një shkëputje prej një viti nga radioja, por jo ‘live’, jam shkëputur më gjatë, kam3 vjet që jam shkëputur nga transmetimi ’live’ sepse emisionin që bëja më parë e bëja të regjistruar. ‘Live’ është tjetër ndjesi.
Katerina Trungu: Të ka marrë malli besoj?
Gerta Heta: Më ka marrë malli, patjetër. Dje isha e ftuar te Dasara në emision në radio dhe fillova të përlotem.
“Gerta on Board” nis transmetimin të enjten dhe do të jetë çdo ditë në një fashë transmetimi nga ora 9:30-11:30.
Gerta, Dasara, Arditi zgjedhja juaj në programet radiofonike
“Dashuria DJ dhe spikere…”, magjisë së radios s’i paska shpëtuar as Katerina Trungu!
Miqtë e Klan Radio, Dasara Karaiskaj, Ardit Murataj dhe Gerta Heta e cila nga e enjtja nis rrugëtimin e saj të ri me “Gerta on Board” u gjendën në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan për një bisedë për radion.
Diskutimi përfshiu jo vetëm programacionin e Klan Radio, por edhe karrierat e tyre, magjinë e radios, lidhjen me dëgjuesin, imagjinatën që ngacmohet, muzika e rastësishme që të kthen pas në kohë e që duket se asgjë nuk ia zbeh shkëlqimin mikrofonit.
Por njësoj si miqtë në studio, edhe moderatorja Katerina Trungu ndan një eksperiencë të bukur me radion. Ajo aty ka pasur fillimet e saj të karrierës, por ka gjetur edhe dashurinë e jetës me të cilin sot ka një familje shumë të bukur me dy djem, Deon e Dartin.
Katerina Trungu: Ishte kënaqësi që folëm për radion që për mua mbetet realisht një gjë shumë e bukur, dashuri jashtëzakonishte e madhe. Tani unë kam edhe ato historitë e mia që kam gjetur dashurinë e jetës në radio këshu që…
Ardit Murataj: Ooo!
Dasara Karaiskaj: E shikon?
Ardit Murataj: Atëherë Kati…
Katerina Trungu: Po, po, është ajo dashuria DJ dhe spikere…
Dasara Karaiskaj: Unë po vë sfondin, ti fillo intervistën.
Ardit Murataj: Si ka ndodhur?
Katerina Trungu: Eh ja kështu… duke prezantuar këngët, DJ sigurisht më plotësonte preferencat.
Ardit Murataj: Ja pra miq!
Katerina Trungu: E shikoni çfarë bën radioja apo jo? Sot kemi dy fëmijë, kjo është historia.
Quiz/ Loja telefonike