Të ftuar:
Aurel Thellimi: Këngëtar
Xheisara Frisku: Këngëtare
Anila Basha: Gazetare
Ledia Fazlli: Konsulente vizash
Mariol Gjata: Barist
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Një pjatë festive, role pule e mbushur me djathë
1 kg gjoks pule i grirë
1 qepë
Gjysmë spec i kuq
Gjysmë spec i verdhë
Kripë dhe piper i zi
Spec pikant
200 gr djathë kaçkavall
Salcë për lyerjen e rolesë
1 lgj salcë soje
1 lç mustardë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj marmalatë kajsie
Grimë mishin e pulës, e vendosim në një tas ku do të shtojmë 1 qepë të grirë në rende + specat të prera në kubik shumë të vegjël me brinjë 0.5 cm. Shtojmë kripë + piper të zi dhe pak spec pikant. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Shtojmë në tavolinë një letër pjekje të spërkatur me pak piper të kuq. Vendosim përzierjen e mishit në të dhe e hapim me duar duke e niveluar atë në të gjithë sipërfaqen e letrës. Më pas fillojmë të mbledhim mishin role dhe në fund e mbështjellim atë me letër pjekje si karamele, mbi të me letër alumini e vendosim në tavë e më pas e pjekim në furrë në temperaturen 200 gradë për 40-45 min. Më pas e nxjerrim nga furra, largojmë të dy letrat. Përziejmë të gjithë përbërësit e salcës në një tas e më pas lyejmë rolenë me salcën e përgatitur. Vendosim përsëri rolenë në furrë për 10 min, derisa roleja të marrë ngjyren e kastravecit.
Salcë për lyerjen e rolesë
1 lgj salcë soje
1 lç mustardë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj marmalatë kajsie
Antipastë dekorative për festa
300 gr proshutë krudo
Mozzarella të vogla
Gjethe të vogla sallate
Shkopinj shishqebapi
Uthull balsamike
Vendosim 3-4 feta proshutë njëra pas tjetrës si tiegullat, i palosim ato nga poshtë duke i bërë me gjysëm rrathë. Ky veprim bëhët njëherësh, pasi i kemi vendosur njëra pas tjetrës. Në fund nga e majtë në të djathtë i mbledhur role duke formuar një trëndafil.
Fillimisht vendosim në një shkop shishqebapi. Një mozarela të vogël me pak gjethe sallte, si për shembull majen e një gjethe rukola. Më pas vendosim trëndafilin përsëri, gjethen e rukolës dhe në fund mozarela tjetër. Kështu vazhdojmë në të gjithë racionet e tjera. I vendosim në një pjatë dhe i spërkasim me açeto balsamik.
Festojmë së bashku mbylljen e një viti të suksesshëm dhe ardhjen e Vitit të Ri 2025
Luajmë dhe festojmë së bashku në “Shije shtëpie”
Si ishte viti 2024 dhe çfarë presim nga viti 2025, ja si përgjigjen të ftuarit?