Të ftuar:

Vida Kunora – këngëtare

Sezer – hairstylist

Sara Bregu – gazetare

Moza Mevlani – koreografe

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Bullgur me pulë dhe perime

1.5 gotë bullgur
300 gr gjoks pule
1 qepë
2-3 speca mix ngjyrash
1 lugë çaj gjalp
1 lugë çaji salë domate
2 domate
1 thelpi hudhër
3 gota lëng pule (Maggi)
Kripë
Piper të zi
4 lugë gjelle vaj ulliri

Në një tigan të thellë apo tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në kubik të vegjël derisa në tenxhere të mos ketë lagështirë. Shtojmë qepën të prerë në kubik imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta duke shtuar specat të prerë në kubik të vegjël, i përziejmë për 2 min. Shtojmë 1 lugë çaji gjalp, salcën e domates, e përziejmë e më pas domaten të prerë në kubik njësoj si specat.

I lëmë të ziejnë për 2-3 min dhe shtojmë bullgurin. E përziejmë duke shtuar 3 gota ujë + 1.5 kub “Maggi” për ti dhënë bullgurit një shije të mirë. E lëmë bullgurin të ziej për 15 min duke rregulluar shijen dhe me pak piper të zi. Pasi kalon kjo kohë fikim zjarrin, mbulojmë tenxheren me pecetë dhe kapak, e lëmë të pushojë dhe për 15-20 min e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Krem karamel

Për karamelin

80 gr sheqer
2 lugë gjelle ujë

Për kremin

6 kokrra vezë
6 lugë gjelle sheqer
600 ml qumësht
1 lugë kafe vanilje

Fillimisht përgatisim karamelin duke vendosur sheqerin dhe ujin në një tigan. I vendosim në zjarr jo shumë të fortë dhe nuk e përziejmë me spatul derisa të përftohet karameli me ngjyrë të kuqrremtë. E përhapim si bazë të një tepsie ku do të përgatisim ëmbëlsirën. Përziejmë vezët dhe sheqerin me tel dore. Për përgatitjen e kremit mirë është që sheqeri të shkrijë. Shtojmë qumështin e ngrohtë dhe vazhdojmë përzierjen, rregullojmë shijen duke shtuar vanilje dhe përsëri e përziejmë.

Kalojmë masën e kremit në ditë e më pas e shtojmë në tavë mbi karamel. Mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e vendosim mbi një pjatë të shtuar në tepsi ku do të shtojmë ujë të nxehtë. Krem karameli do të piqet në banjomari në temperaturën 170 gradë për 1 orë. Letrën e aluluminit e largojmë për 30 min që fillon pjekjen, 30 min e tjera pa alumin. Pasi piqet e ftohim për 4-5 orë e më pas e shërbejmë.

Lidhja shpirtërore me vendlindjen

“500 vjet s’hyri turku në Mirditë e shkove ti!”, këngëtarja-parukierit: Me kaçurrela e gënjeve?

Vendlindja dhe lidhja e  kujtimet me të janë tema e ditës në programin “Shije Shtëpie”  në Tv Klan. ndërsa biseda u ndal te Sezeri, stilisti i njohur i flokvë, Vida Kunora tha se ai tashmë “është gjysmë shqiptar” pasi jo vetëm jeton në Shqipëri, por është martuar me një vajzë shqiptare e ka krijuar familje me të.

Me batutë, këngëtarja shtoi se “je nga vjen gruaja” dhe bashkëshortja e Sezerit është nga Mirdita. Ky fakt ndezi të qeshurat në studio dhe habinë që një turk ka arritur të depërtojë në Mirditë.

Sezer:  Një herë kam qenë në Rrëshen. Bukur ishte, vend i lezetshëm.

Moza Mevlani: Paske hyrë thellë, në Mirditë!

Vida Kunora: Çfarë guximi! 500 vjet nuk ka hyrë turku në Mirditë e ke hyrë ti!

Ermelinda Ndoja: Mund të themi që turku i vetëm që paska hyrë ka qenë Sezeri, bravo Sezer!

Vida Kunora: Ti duhet të jesh 2 metër sa Isa Boletini që ke hyrë në Mirditë!

Moza Mevlani: Edhe ti ke bërë histori pak a shumë.

Vida Kunora: Për Zotin po! Të vish nga Turqia e të futesh direkt në Mirditë, ia ke kaluar të gjithëve more djalë! 500 vjet nuk ka hyrë turku në Mirditë e ke hyrë ti Sezer! Aman me çfarë e gënjeve?

Sezer: S’kam gënjyer.

Vida Kunora: Me ndonjë kaçurrel ia ka prishur mendjen!

17 fëmijë në një oborr, familja e madhe e Vida Kunorës: Lidhjen më të veçantë e kam me tezen

Në kujtimet për vendlindjen, Vida Kunora ndalet edhe te lidhja e fortë me  familjen dhe kryesisht me tezen. Këngëtarja tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se janë rritur 17 fëmijë në një oborr, por ajo ka qenë gjithnjë më e përkëdhelura e tezes.

Vida Kunora: Familja jonë, është një histori, kanë qenë dy motra në një shtëpi dhe jemi rritur 17 fëmijë në një oborr. Kur kemi pasur frikë t’i themi diçka nënës,unë kam shkuar t’ia them tezes, pavarësisht se dihet lidhja me nënën që unë kam një lidhje më shumë se çdokush mendoj, them për vete. Jemi 7 fëmijë dhe ajo çdo gjë që ka e bisedon më shumë me mua. Përveç kësaj, lidhja më e madhe ka qenë me tezen. Edhe kur jam fejuar, më mirë jam marrë vesh me tezen dhe kur kanë ardhur të më kërkojnë se normalisht  kanë ardhur sipas zakoneve, është dashur të thërrasin tezen që të vijë aty. E kam pasur dhe vazhdoj ta kem, është 86 vjeçe, është një grua dhe malësore shumë e lezetshme që unë e kam shumë për zemër dhe vazhdoj ta kem akoma lidhjen me të, me tezen. Çdo gjë, kur ka qenë ndonjë problem, më fsheh, mos më bërtit, ndonjë gabim a gjë, jam fshehur pas tezes. Kam me të vërtetë lidhje shumë të madhe me të, ndoshta më shumë se sa vajzat e veta. Ia kishte falur dikush një çantë, ajo s’e dinte, ajo çanta ishte  firmato, ajo s’e dinte e shkreta, ia kishte dhënë dikush në Itali, ia shoh në dorë unë dhe i them “zemër, ajo çanta…”, “kur të duash ta jap, ta jap kur të duash ti, vajzave të mia s’ia jap, ty ta jap”, domethënë më  shpirtërore, më e lidhur kam qenë me tezen dhe vazhdoj të  jem.

Vida shton se kur lindi ajo, familjen e saj e ndante vetëm një gardh nga familja e tezes, por gjithçka e bënin bashkë. Ajo edhe sot habitet ende nga mbarëvajtja që kanë pasur, edhe pse ishin 17 fëmijë.

Vida Kunora: Kemi shkuar fort mirë, 17 fëmijë, habitem si s’jemi kapur prej flokësh. Unë kam dy fëmijë, derisa janë bërë 17 vjeç, kapeshin për flokësh me njëri-tjetrin. Jam kthyer nga një dasmë t’i ndaj, aq keq ishin kapur poshtë tavolinës. Unë habitem si s’jemi ngatërruar, një copë bukë kemi pasur. 17 fëmijë në një oborr!