#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Helidon Haliti: Piktor

Mikel Temo: Piktor

Junilda Karanxha: Arkitekte

Teuta Borova: Udhëtare

Në skype:

Agron Hoti: Piktor

2 receta nga Zonja Vjollca

Pulë me speca dhe domate në furrë, drekë e shijshme për gjithë familjen

4 racione mish pule

-Marinimi mishit

Kripë + piper të zi
1 lugë çaj hudhër pluhur
1 lugë çaj majdanoz i thatë

50 ml vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalp
2 qepë të mëdha
3 domate të mëdha ( të pjekura ) + 1 lugë çaj sheqer
4 speca të verdhë me tul
Kripë + piper të zi + 1 lugë çaj majdanoz
4 lugë gjelle oriz ( opsionale )

Pastrojmë mishin e pulës e thajmë atë dhe e vendosim në një tas. Shtojmë në të vetëm 2 lugë gjelle vaj, e masazhojmë mishin duke e spërkatur më pas me kripë + piper të zi + hudhër pluhur + majdanoz të thatë. E mbulojmë pulen me celefon dhe e lëmë për dy orë në frigorifer. Më pas shkrijmë në tigan të thellë vajin e mbetur + gjalpin dhe skuqim copat e mishit derisa të zverdhen të skuqura mirë. Largojmë mishin nga tigani dhe më pas me atë yndyrë skuqim qepen të grirë imët për 5 min. Shtojmë domaten të prerë në copëza, e përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe sheqer. Lëmë domaten të gatuhet për 10 min e më pas shtojmë specat të prera në shirita ose kubik mesatar. I përziejmë mirë derisa volumi i specave të ulet. Transferojmë përbërësit nga tigani në një tavë mesatare të thellë nëse shikoni që domatet kanë shumë lëng mund të shtoni 4 lugë gjelle oriz nëse preferoni. Vendosni në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

Spageti orizi me kungullesha dhe karkaleca

320 gr spageti të zeza
2 thelpinj hudhra
300 gr karkaleca
250 gr kungullesha
Vaj ullri
Kripë + piper të zi
Pak lëkurë limoni
1 lugë gjelle lëng limoni
Majdanoz

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për valuar. Shtojmë në të pak kripë e më pas makaronat të ziejnë për aq minuta sa shkruhet në etiketë. Ndërkohë në një tigan vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri + hudhrat për 30 minuta sa të aromatizohet vaj. Shtojmë karkalecat dhe i skuqim ato për 2-3 minuta 1 lugë çaj lëng limoni. Largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë kungulleshat të prera në katërsh për së gjati, e më pas në feta, jo shumë të trasha. I kaurdisim ato për 5-6 minuta duke i zhytyr pak me lëng makaronash. Kullojmë makaronat i shtyjmë në tigan tek kungujt, mbi to vendosim dhe karkalecat. I përziejmë duke i spërkatur me pak majdanoz të grirë hollë dhe është gati për tu shërbyer.

Pikturat që na bëjnë mirë

Cilat janë pikturat që duhet të zgjedhim për shtëpinë tonë?

Një pikturë për Vjosën sa fusha e “Air Albania” nga piktori Agron Hoti