Motrat janë shoqet që nuk i zgjedhim, por vijnë si një dhuratë në jetën tonë për të ndarë ditët e bukura e të vështira. Vajzat që kanë motra e konsiderojnë veten me fat siç janë të ftuarat e ditës në programin “Rudina” në Tv Klan, Aida Baro dhe Enkeleida Zeko.

Por për ato që s’e kanë pasur mundësinë të kenë krah tyre një shoqe të ngushtë jete, mbetet gjithnjë një dëshirë. Moderatorja Rudina Magjistari hyn pikërisht në këtë grup, edhe pse tani që është nënë e një vajze ndihet e plotësuar.

Rudina Magjistari: Të na tregojnë pak historitë dhe marrëdhëniet e tyre Aida dhe Enkeleida duke pasur motra  dhe pastaj dëshirën e madhe të Teutës që bashkohet me timen për të pasur motër, por tani  që kam vajzë ndihem e plotësuar pa diskutim shumë, por gjithë jetën e kam pasur dëshirën për të pasur motër, patjetër.

Më tej, Magjistari përmendi edhe një moment që e trishtonte disi për faktin që s’kishte motër.

Rudina Magjistari: Momenti më i trishtë për mua ishte kur mbaronte loja në darkë dhe na thërrisnin prindërit për t’u kthyer në shtëpi. Ata që ishin me vëllezër, me motra shkonin  bashkë dhe ti ktheheshe vetëm. Për mua ishte moment disi i trishtë le të themi, pastaj kalonte se ti kishe aktivitete të tjera, por ishte një moment./tvklan.al