Të ftuar:

Luljeta Bozo – deputete

Ketrin Gjocaj – regjisore

Xheni Hatillari – aktiviste

Daniela Kortoçi – poete/ aktiviste

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Recetë nga Znj. Vjollca

Ballokume

500 gr sheqer

250 gr gjalpë

4 vezë

600 gr miell misri i imët

1 dorë miell gruri

1 lugë gjelle finje ose qumësht

Fillimisht tresim gjalpin sa të zbutet. Largojmë shkumën e tij e më pas e lëmë të bjerë temperature sat ë jetë e vakët. Në një tas bakri ose qelqi vendosim sheqerin i cili duhet të jetë sa më i imët . mbi të shtojmë gjalpin e më pas me ndihmën e një luge druri ose me dorë, I përziejmë së bashku deri sa sheqeri të shkrijë dhe të lidhet me gjalpin e masa të jetë dyfishuar. Shtojmë vezët të cilat duhet të jenë të freskëta e në temperaturë ambienti. Vezët i shtojmë njëra pas tjetrës në një hapësirë kohore Brenda 3-5 minutash, pasi të jenë përzier mirë, i hedhim njëra pas tjetrës. Pasi mbarojnë vezët, shtojmë finjën ose qumështin të vakët. Përziejmë mirë e më pas fillojmë të shtojmë miellin duar deri sa brumi të lidhet. Sipas dëshirës mund të shtoni vetëm një grusht miell gruri me qëllim që ballokumet të mos thyhen. Përzierja e të gjithë përbërësve nga fillimi deri në fund duhet të jetë në të njëjtin krah. Në një tepsi vendosim letër pjekje mbi të cilat vendosim ballokumet të cilave nuk u japim formë. I vendosim larg njëra tjetrës pasi ato do të hapen gjatë pjekjes. I vendosim në furrë në temperaturë 170 gradë për 25-30 minuta, deri sa të marrin ngjyrë të artë, jo kafe. I lëmë të ftohen e më pas I largojmë nga tepsia.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë për dashurinë dhe sakrificat që bëjnë çdo ditë!

“Hë mo ti, ku më the ti mua, unë të mora”, Ketrin Gjocaj imiton “modelet e këqija të shoqërisë”

Paraditen e këtij 8 Marsi në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan u diskutua lidhur me rolin e gruas në Shqipëri. Xheni Hatillxhari tha se një autoritet mashkullor duket sikur është qenie e rrezikshme për vajzat.

“Babai, vëllai, por dhe një autoritet tjetër mashkullor duket sikur janë qenie të rrezikshme për vajzat dhe gratë sot. Është alarm. Për mua dhuna nuk duhet justifikuar. Nuk mund të kuptoj transmetimin e videove të dhunshme”, tha Hatillxhari.

Sipas inxhinieres Luljeta Bozo duhet promovuar më pak agresiviteti.

“Unë mendoj se amplifikohet pak pasi nuk janë këta që mbizotërojnë në shoqërinë tonë. Rrjetet televizive kanë rol për të promovuar sa më pak agresivitet”, tha Bozo.

Sakaq Ketrin Gjocaj u shpreh se ka gra që flasin me gjuhë të rëndomtë dhe janë modele të këqija për t’u ndjekur.

“Unë jam në anën e grave, por dhe vajza të reja e gra që flasin me një gjuhë të rëndomtë, arrogante, pa kulturë. Hë po ti, po ti. Po ku më the ti mu. Jo po unë. Këto janë me nivel që vlen për të dëshiruar, janë modele të këqija, se ato që i shikojnë do të ndihen keq”, tha Ketrin Gjocaj.

“Mami vazhdoi studimet pas vdekjes së babait”, poetja: Motra ishte ende me gji, më merrte me vete në auditor

Për të kujtuar modelin e gruas që e ka udhëhequr në jetë, poetja Daniela Kortoçi ndan historinë e saj  me “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Nëna e saj mbeti e ve në një moshë fare të re, me tre fëmijë dhe jetonte në Tropojë. Ishin vite të vështira për një grua, por ajo vendosi që të bënte më të mirën për fëmijët e saj, të edukohej  vetë për t’u mësuar shembullin e duhur.

Daniela Kortoçi: Unë jam edukuar që e vogël që të jem e fortë se duke qenë se jam rritur vetëm me mamin dhe ajo ishte modeli që jo thjesht për pavarësi ekonomike, por për të na edukuar si duhet, vazhdoi studimet e larta pasi babai im ndërroi jetë. Pra ajo me gjithë vështirësinë që kishte me dy vajza të vogla se unë isha 3 vjeçe dhe motra e porsalindur, falë mbështetjes së vëllait se ky është një element i rëndësishëm, unë jam nga Tropoja, është një qytet i vogël, ishte ’96-97, një periudhë shumë e vështirë me Shqipërinë, por ai ishte me studime për vete dhe i tha “unë do të të regjistroj në shkollë”.

Atëherë shkolla mund të bëhej me korrespondencë dhe ajo u regjistrua dhe me gjithë vështirësinë që kishte, që ushqente me gji motrën time, që unë isha 3 vjeçe me shumë pyetje ku është babai, çfarë po ndodh, ajo filloi studioi dhe u edukua për vete. Me atë model, në moshën 4-5 vjeç më merrte mua me vete që të vinte në Tiranë sepse pyetja më e madhe ishte si do shkosh ti grua e ve, kaq e re nëpër furgonë vetëm? Se atëherë ishte e vështirë edhe të udhëtoje nëpër furgonë vetëm. Sikur ku po shkon, ndërkohë që ajo po shkonte për të dhënë provimet dhe unë rrija në auditorë me të kështu që unë rrugën për dije e kam mësuar kështu.

Çfarë do të thotë të jesh grua në Shqipëri?

Ketrin Gjocaj: Gratë kanë xhelozi për njëra-tjetrën dhe bëhen pengesa