Një tjetër javë pozitive për disa nga legjionarët kuqezi. Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë te Gëangju, aty ku në Champions-in e Azisë, shënoi dopietë golash ndaj Johor DT.

Formë shumë pozitive po kalon edhe Rey Manaj me Sivasspor në Turqi. Sulmuesi gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat, në fitoren 4-2 ndaj Adana Demirspor. Ky ishte goli i katërt i Manajt për këtë sezon në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi, shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Brescia-s në Serinë B italiane. Pas përfundimit të ndeshjes Shpendi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.7 nga sajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni, Mirlind Daku dhe Adrion Pajaziti. Ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu dhe Qazim Laçi. /tvklan.al