Futbollistët shqiptarë vazhdojë të shkëlqejë më klubet e tyre respektive. Kristjan Asllani ishte protagonist me gol në kualifikimin e Interit në Kupën e Italisë, ndaj Udinese.
Mesfushori i Shqipërisë, realizoi një supergol nga goditja e këndit, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës zikaltër.
Asllani bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte një prej më të vlerësuarve për ekipin e tij.
Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj vazhdoj të tregojë formë shumë të mirë, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në miqësore. Skuadra e Al Ittihad triumfoi 4-1, ndërsa golin e dytë të ndeshjes e shënoi mbrojtësi i Kombëtares.
Në duelin mes Atalantës dhe Empolit, titullarë për ekipet e tyre ishin edhe dy mbrojtësit e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët lanë shenjë me paraqitje të mirë. Në fund, triumfoi skuadra e Atalantës me rezultatin 3-2 dhe “bergamaskët” kryesojnë renditjen me 40 pikë.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Feta Fetai, Medon Berisha, Taulant Seferi, Keidi Bare, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Arbnor Muja dhe Rey Manaj. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha. /tvklan.al